Kornerat për të, janë si penallti

Ish ylli i Interit, Alvaro Recoba po vazhdon të mahnitë me aftësitë e tij. Ylli uruguajan po shënon gola nga kornerat në fanelën e Nacional. Një të tillë e shënoj dje në paraqitjen ndaj Argentino Juniors.
36 vjeçari uruguajan e ka befasuar portierin argjentinas duke ekzekutuar goditjen perfekte nga korneri e cila mori hark të bukur për të përfunduar në rrjetën e Argentinos.
Ky është goli i pestë nga korneri për Recoban në 2 vitet e fundit, statistikë e cila zakonisht mund të arrihet nga ekzekutimi i penalltive e jo i kornerëve.
/>