Peshengritje Shqiperia gati per europianin 2013

Dy muaj. Kjo është periudha që e ndan Shqipërinë nga evenimenti më i madh sportiv i organizuar. Nga 5 deri më 15 prill, në Tiranë do të organizohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rritur.
Federatat Botërore dhe Europiane të shtangës kanë dhënë “ok”. Gjoba prej 50 mijë dollarësh nuk e rrezikon evenimentin, pasi ajo do të shlyhet me këste.
Gjithashtu kushtet teknike janë cilësuar të përshtatshme për aktivitetin.
Shqipëria kërkon të rikthejë imazhin e saj në këtë Europian. Pas rasteve me substanca të ndaluara gjatë vitit të kaluar, masat kundër dopingut janë shumë të rrepta.
Ndërkohë, skuadra kuqezi vazhdon përgatitjet. Në grumbullimin e paprecedentë tre mujor janë thirrur rreth 40 shtangistë.
Seleksionimi për sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë, do të bëhet sipas paraqitjeve në grumbullim dhe në bazë të rezultateve në kampionatin kombëtar të marsit.
Pritshmëritë janë të mëdha. Duke nisur nga Romela Begaj që po stërvitet në Greqi, e për të vazhduar me Briken Caljen dhe Daniel Godellin. Jashtë skuadrës kuqezi nuk mund të mbetej Erkand Qerimaj. Edhe pse i pezulluar për kampionatin Europian, ai po stërvitet së bashku me Kombëaren, me objektiv Botërorin e ardhshëm.