E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva, rikthim në shtëpi

Mësohet se ekipi I kryeqytetit ukrainas ka kontaktuar me drejtuesit e Chelseat për të bërë ofertë për sulmuesin 32-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra e Milanit.

Trajneri i Dinamos, Valery Gazzaev, është shprehur i entuziasmuar që mund t’i ofrohet mundësia të punojë me Shevën, ndërsa presidenti i klubit ukrainas, Igor Surkis, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për dikur-njërin nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Jemi të interesuar për Shevchenkon. Një ofertë është bërë dhe jemi duke pritur përgjigjen”, ka thënë Surkis për “The Daily Mail”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›