E Diel, 1 Nëntor 2026

Korriku fluks turistësh, Gjirokastra një nga destinacionet më të vizituara

Korriku po konfirmohet si muaji me fluksin më të lartë të vizitorëve në Gjirokastër.

Çdo ditë, qindra turistë vendas dhe të huaj zgjedhin të vizitojnë qytetin e gurtë, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri në Pazarin Karakteristik, të cilët ndalen për të njohur historinë, arkitekturën dhe traditat e qytetit të mbrojtur nga UNESCO.

Ndërsa sezoni turistik hyn në pikun e tij, Gjirokastra vijon të mirëpresë çdo ditë mijëra vizitorë vendas e të huaj.

Fluksi i lartë i muajit korrik pritet të vazhdojë edhe në javët në vijim, duke e mbajtur qytetin e gurtë mes destinacioneve më të frekuentuara turistike në vend.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›