E Martë, 3 Nëntor 2026

“Korrupsion aktiv në zgjedhje” – SPAK çon për gjykim Gazmend Canajn

SPAK ka dërguar për gjykim Gazmend Canaj, pasi akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Nga analiza një nga një e të dhënave dhe pas provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë përgjimet telefonike dhe deklarimeve e bëra nga personat që kanë dijeni mbi veprën penale, provohet se Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.

Po ashtu, sipas njoftimit të SPAK bëhet me dije se Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime dy personave, si dhe iu ka ofruar përfitime të paligjshme tre të tjerëve kundrejt votës së tyre dhe të të afërmve të tyre, që të votonin në favor të subjektit politik që Canaj mbështeste.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›