E Enjte, 5 Nëntor 2026

Korrupsion dhe pastrim parash/ Arrestohet nënpresidentja e Parlamentit Europian, Eva Kaili

Nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, bashkëshorti  i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e zyrës qendrore për luftën ndaj korrupsionit në Bruksel.

Arrestimi  u bë i mundur pas kontrtolleve në shtëpinë e saj. Dyshohet se janë kryer akte korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar nga Katari.

Kaili është përjashtuar gjithashtu edhe nga Partia e Qendrës së Majtë greke  në të  cilën ishte  anëtare.

Ajo  është eurodeputete greke që nga viti 2014.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›