E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsion pasiv, burg zyrtarit të Ministrisë së Mbrotjes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ti dënojë me heqje lirie, zyrtarin e Ministrisë së Brendshme dhe dy administratorët e firmave të lëndëve plasëse. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes u dënua me 1 vit e 8 muaj burg. Gjithashtu gjykata i hoqi të drejtën Madanit që për një vit të mos ushtrojë asnjë verpimtari publike. Po sot u denuan Ferdinand Hodo, administrator i firmës "Geoconsult" me 1 vit e dy muaj heqje lirie si dhe 500 mijë lekë gjobë. Aurela Cota bashkëpunëtore në firmën "Nitromak Albania" është dënuar me 10 muaj heqje lirie, kurse Kadri Sula ish-komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura është shpallur i pafajshëm.

Arrestimi i katër personave është kryer në maj të vitit të kaluar, ky dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u dyshuan se kishin pajisur jashtë rregullave me leje import-eksporti të lëndëve eksplozive për qëllime civile, të dyja këto firma private.

Sipas akuzës zyrtarët ishin denoncuar nga dy biznesmenë, të cilët pretendonin se u kishin dhënë para zyrtarëve për t'u favorizuar në tenderat për lëndët plasëse. Ata kanë kryer veprime korruptive në procesin e dhënies së lejeve që akordon Ministria e Mbrojtjes në fushën e menaxhimit të mallrave ushtarake, duke future në xhepat e tyre një shumë prej 2 mije euro për çdo rinovim leje. Kështu në maj të 2008 vjen arrestimi i tyre.

Ndërkohë, përveç këtij dënimi Shkëlzen Madani është i përfshirë edhe në çështjen e Gerdecit ku është i pandehur në këtë dosje e cila po gjykohet pikërisht në gjykatën që e dënoi sot.

Tre personat pritet ta apelojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›