Korrupsioni 20 mije per nje anije me karburant

Mbyllet hetimi per ish- drejtorin e Inspektoratit te Karburanteve duke reduktuar akuzen ndaj dy personave
Ndaj nje prej inspektoreve te akuzuar prokuroria rrezoi akuzen pasi u provua se ai nuk kishte dijeni per mitmarrjen
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit mbylli hetimet dhe dorezoi para togave te zeza dosjen penale ndaj ish-kryeinspektorit te Inspektoratit Qendror Teknik te Karburanteve IQTK te pandehurin Virgjil Joti dhe vartesin e tij ish-inspektorin e Vlores Kastriot Llakaj per akuzen e korrupsionit.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes te cilet shtuan se ndaj te arrestuarit Luan Qato me detyre ish-inspektor ne institucionin e IQTK-se ne kryeqytet eshte pushuar akuza per mungese provash.
Sipas ketyre burimeve mesohet se i pandehuri Joti ka urdheruar inspektorin Qato te shkonte te merrte nje zarf nga shtetasi kallezues me inicialet I.B. pa ditur se cfare kishte brenda. Kjo mos dijeni e ka shpetuar ish-inspektorin Qato nga ngritja e akuzes se Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike.
Kjo veper penale sipas kerkeses per gjykim eshte konsumuar nga i pandehuri Joti dhe vartesi i tij Llakaj duke i kerkuar importuesit te hidrokarbureve me inicialet I.B. nga Vlora te paguaje 20 mije dollare per ti dhene driten jeshile anijes se mbushur me hidrokarbure per zhdoganim.
Dy te pandehurit ne bashkepunim mes tyre ne qershor te ketij viti i kerkuan importuesit I.B. 20 mije dollare per lejimin e kalimit ne dogane te anijes se mbushur me hidrokarbure qe kishte ardhur nga Italia.
Sipas kerkeses per gjykim importuesi I.B. ishte i detyruar qe per cdo ngarkese te paguante shuma te ndryshme tek ish-kryeinspektori i IQTK-se Joti. Keto shuma parash sipas akuzes Joti i kerkonte nepermjet vartesit te tij ish-inspektorit te IQTK-se ne Vlore Llakaj i cili ishte edhe personi ndermjetes mes importuesit qe paguante dhe shefit te tij Joti qe kerkonte dhe pervetesonte shumat e ndryshme.
Nga hetimi disa mujor ka rezultuar se te pandehurit Joti dhe Llakaj jane perfshire ne nje afere korruptive duke i kerkuar grosistit I.B. te paguante shuma te ndryshme parash per te lejuar kalimin e anijes se tij.
Keto shuma te pandehurit i kerkonin mbi bazen e sasise se hidrokarbureve te sjella ne Shqiperi sasi kjo qe nuk kalonte per zhdoganim nese IQTK-ja nuk leshonte lejen pozitive te kontrollit teknik te sasise se importuar-thuhet ne dosje.
Sipas saj ekzistojne dyshime se importuesi I.B. ka paguar ne disa raste por njesia Task-Forces ka arritur te provoje vetem nje rast ai i pageses se 20 mije dollareve por realisht diten e dorezimit I.B.-ja ka dorezuar vetem 17 mije dollare pasi nuk kishte arritur te siguronte me shume.
Diten e arrestimit me 1 qershor 2010 i pandehuri Joti pas bisedave mes tij dhe vartesit Llakaj ka ngarkuar kete te fundit dhe ish-inspektorin Qato qe te shkonin dhe te merrnin parate qe I.B. do ia dorezonte. Vetem pak minuta pasi kane marr zarfin me para dhe jane kthyer ne zyren e shefit Joti policia ka nderhyre duke i arrestuar.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim dosja e tyre te hidhet ne short per te caktuar treshen gjykuese qe do te gjykoje dosjen. Asnje nga te pandehurit Joti dhe Llakaj nuk kane pranuar akuzat.