Qeveria 10 miliarde leke borxh ndertuesve
TIRAN- Buxheti i shtetit i ka kompanive te ndertimit qe kane realizuar projektet e qeverise plot 10 miliarde leke borxh. Kjo ka bere qe ndertuesit te humbin durimin pasi kane pare se pagesat e tyre nuk jane parashikuar as ne buxhetin e ketij viti.
Ne keto kushte kompanite i kerkojne qeverise qe te beje pagesat deri ne fund te qershorit te vitit 2011 pasi ne te kundert ato paralajmerojne me bllokim te qarkullimit ne rruget qe kane ndertuar me parate e tyre.
Krere te Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise kane denoncuar vonesat ne shlyerjen e detyrimeve ndaj tyre duke e cilesuar kete nje praktike diskriminuese te qeverise ne raport me kompanite e huaja. Shoqerite e ndertimit kane pritur me durim dhenien e zgjidhjes ne projekt buxhetin e vitit 2011 duke respektuar ne kete menyre objektivat e Qeverise.
Por nderkohe ne kete buxhet nuk jane parashikuar fonde per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj kompanive te infrastruktures. Ky borxh e kalon vleren e 10 miliarde lekeve dhe po vazhdon per objektet e kontraktuara qe nga viti 2008.
Ne rast te mos marrjes te nje pergjigjeje te qarte mjetet tona do qendrojne vazhdimisht te parkuara ne rruget e ndertuara me parate tona -tha Maksim Muci kreu i shoqates.
Ishte bere praktike qe ne nje pjese te projekteve kompanite te vijonin punimet me parate e tyre. Kjo gje u be me e perhapur kur qeveria vendosi qe te mos pranoje pjesemarrjen ne prokurimet publike te atyre kompanive qe nuk kane perfunduar deri ne 70 per qind te projektit qe ishin duke ndertuar.
Perballe kesaj situate kompanite ishin te detyruara qe vazhdonin punimet me parate e tyre per te arritur te pakten kete kuote ne menyre qe te kishin rrugen te hapur per te marre pjese ne prokurimet e tjera.
Por ne kushtet kur mospagesat zgjasin ne kohe perfundojne edhe fondet e kompanive. Ne kete menyre ata deklarojne se nuk mund te vijojne me te punojne me parate e tyre aq me shume kur parate gjenden nepermjet marrjes se kredive nga bankat e nivelit te dyte.
I bejme thirrje Qeverise dhe gjithe administrates publike si dhe atyre te Komunave e Bashkive se kjo praktike nuk mund te vazhdoje ne vitin 2011. Shoqerite e ndertimit jane duke falimentuar per vete financimin e objekteve me kredi bankare te marra per punimet dhe pagesen e mijera punetoreve - vijoi Muci. Per sa i perket kesaj kompanite kerkuan edhe heqjen e detyrimit per te kryer 70 per qind te punimeve te projekteve te meparshme per te marre pjese ne prokurime.
Duke parashtruar situaten ne te cilen ndodhen ndertuesit kerkojne nga qeveria qe te shlyeje borxhin ndaj tyre deri ne qershor te vitit te ardhshem i cili mund te jete me i larte nga sa deklarohet deri me tani. Pjese e kerkesave te kompanive eshte edhe ajo per tenderimin e fondeve publike konform rregullave qe aplikohen ne vendet e Bashkimit Evropian.
Ne kushtet kur kane mbi shpine shuma te medha te marra ne forme kredie ndertuesit i kerkojne qeverise qe te ndikoje tek bankat tregtare per te mos paguar te pakten interesat te cilat variojne nga 12 deri ne 14 per qind.