E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni 5 police vihen ne pranga ndalohen dhe dy tregtare



Artan CENA
TIRANE - Pese police jane vene ne pranga ndersa tre te tjere jane shpallur ne kerkim. Ky eshte rezultati i dy operacioneve te bera nga agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Policine e Shtetit ne Berat dhe Pogradec. Tre policet e shpallur ne kerkim jane pjese e gjashte uniformave blu te Rrugores emrat e te cileve u bene publike nga Gjykata e Beratit para se te arrestoheshin. E pikerisht keta me te marre informacionin jane arratisur per te mos u ndaluar nga agjentet e SHKB-se. Nderkaq pjesa tjeter e policeve u kapen ne banesat dhe vendet e tyre te punes. Ndersa dy oficeret e policise qe u ndaluan ne Pogradec akuzohen marrje ryshfeti dhe lejim kontrabande.
BERAT
Tre nga gjashte policet e akuzuar nga Prokuroria e Beratit per korrupsion nuk gjenden me pas afishimit te emrave te tyre ne listat e gjykates. Nje fakt i tille behet i ditur nga burime te Prokurorise nderkohe qe mesohet se nga ana e gjyqtares se gatshme per ta eshte vendosur masa e sigurise arrest ne burg. Akuza e ngritur per gjashte policet eshte ajo e korrupsionit pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike. Nderkohe nga Keshilli i Larte i Drejtesise jane derguar inspektore ne Gjykaten e Beratit te cilet do te hetojne lidhur me afishimin e emrave te punonjesve te Policise Rrugore per te cilet nga ana e organit te akuzes ishte kerkuar vendim ndalimi. Seanca per gjashte policet rrugore eshte zhvilluar dje ne Gjykaten e Beratit teksa vendimi eshte marre nga gjyqtarja e gatshme Margarita Buhali. Ne pranine e perfaqesuesit te akuzes ajo ka vendosur per te gjithe personat ne hetim masen e sigurise arrest ne burg. Menjehere pas kesaj mesohet se nga ana e policise eshte vepruar per te ndaluar gjashte policet rrugore per te cilet ishin kryer hetime qe prej dates 20 korrik te ketij viti. Por ne oret e vona te mbremjes u be e ditur se vetem tre prej tyre jane ndaluar nderkohe qe tre te tjere rezulton te jene larguar.
POGRADEC
Dy punonjes policie kane rene dje ne pranga me akuzen per favorizim te kontrabandes. Te arrestuarit jane Altin Agolli punonjes i Policise Kufitare Pogradec me grade nenkomisar Naim Beqo punonjes i Policise Kufitare Pogradec me grade inspektor. Gjithashtu jane arrestuar dhe vellezerit Ardian e Aurel Toska banues ne Pogradec te cilet ushtronin aktivitetin e kunderligjshem te kontrabandes se mallrave dhe ndihmoheshin nga punonjesit e policise ne kembim te dhenies se ryshfeteve. Hetimet i perkasin kohes kur keta dy efektive policie punonin ne piken kufitare te Qafe-Thanes ndersa momentalisht ata ishin transferuar dhe vazhdonin punen ne Komisariatin e Policise se Pogradecit. Policia tha se ky grup kriminal kryente kontrabande mallrash nga Maqedonia ne Shqiperi nepermjet kufirit te gjelber ne rrethin e Pogradecit.

Vlore brenda 9 muajve te 2010-s u sekuestruan 4 mije kg droge
VLORE - Gjate ketij 9-mujori Policia e qarkut te Vlores ka shenuar arritje ne luften kunder trafikimit dhe kultivimit te lendeve dhe bimeve narkotike. Drejtori Ylli Metko ben te ditur se eshte sekuestruar nje sasi 10 here me e madhe se nje vit me pare si dhe jane identifikuar dhe vene para drejtesise trafikantet. Po ashtu persa i perket kultivimit Vlora nuk eshte me ne harten e vendeve kultivuese te lendeve narkotike. Sasia e lendes narkotike te sekuestruar eshte 4 mije kilograme nga 470 kilograme te kapur ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Sa i perket kultivimit te lendeve narkotike eshte kultivuar 60 me pak nga viti i kaluar - tha Metko. Persa u perket krimeve te renda gjate ketij 9-mujori jane shenuar 3 vrasje me pak se nje vit me pare si dhe 5 raste me pak te vjedhjeve me dhune. Jane sekuestruar 51 arme pistoleta automatike pushke qe kane ndikuar ne uljen e veprimtarise kriminale me perdorim arme. Bllokimi i tyre ben qe ne te vazhdojme punen per te dokumentuar edhe ngjarje te tjera te ndodhura ne vitet e kaluara - tha Metko. Sipas tij ne radhet e Policise se qarkut te Vlores nuk ka efektive te perfshire ne veprimtarite kriminale. Rastet te evidentuara nuk kemi. Ka informacione qe po kontrollohen nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem por raste konkrete te implikimit ne veprimtari kriminale te punonjesve te policise nuk kemi te evidentuara - tha Metko. Nje ndihmese te vecante ne arritjet e shenuara ne punen e Policise te qarkut te Vlores sipas drejtorit Ylli Metko ka dhene bashkepunimi shume i mire me komunitetin.

Pine kafen me helm miu 3 anetare te nje familjeje ne spital
FIER - Tre pjesetare te nje familjeje ne komunen Libofshe te Fierit i ndan nje fije peri nga vdekja pasi aksidentalisht kane konsumuar kafen e pergatitur me helmin e minjve. Burime nga policia lokale kane bere te ditur se ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem ne familjen e Eduard Bytycit ne fshatin Vanaj ne Libofshe te Fierit. Zonja e shtepise ka nisur pergatitjen e kafese. Gabimisht ajo kishte ngaterruar shishen e ujit me shishen me helm qe i shoqi kishte pergatitur ne mbremje me perzierje detridoni kunder minjve. Nga konsumimi i kafes Avushe Eduart dhe Lulejta Bytyci jane ndjere keq dhe menjehere jane derguar ne Spitalin rajonal te Fierit. Burime nga Spitali i Fierit kane bere te ditur se te tre ndodhen ne gjendje te rende ne sallen e reanimacionit.

Kapet gomonia ne Karaburun iken drejtuesi i saj
VLORE - Nje gomone eshte kapur ne zonen prane Shen Janit ne Karaburun. Mjeti lundrues eshte pikasur gjate oreve te nates duke u gdhire dita e djeshme. Operacioni i forcave kufitare ka nisur menjehere per ndjekjen e mjetit dhe ka vijuar pergjate Karaburunit. Personi qe ka qene brenda mjetit e ka drejtuar me pas per nga bregu ku e ka sjelle gomonen derisa ka prekur zhavorrin dhe eshte larguar menjehere. Operacioni per kapjen e personit ka vijuar por erresira dhe kushtet e terrenit kane ndihmuar qe ai ti largohet zones. Mjeti i kapur eshte i llojit gomone rreth 6 metra i gjate me nje motor 250 kuaj fuqi. Brenda ne te jane gjetur kater bidone me benzol. Dyshimet e para jane qe ai po pergatitej per trafik lendesh narkotike nderkohe qe po verifikohet mjeti si dhe po punohet per kapjen e autoreve te lidhur me kete trafik.

Ujerat e Drinit te Zi i marrin jeten 27-vjecarit
BULQIZE - Nje 27-vjecar nga Gjorica e Siperme e Bulqizes ka humbur jeten duke perfunduar ne ujerat e lumit Drin i Zi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne kufi me Maqedonine kur i riu eshte perfshire nga rrjedha e lumit teksa ishte duke ecur prane tij. Banoret e fshatit jane vene menjehere ne levizje per te shpetuar jeten e te riut por e kane pasur te pamundur ta nxjerrin nga uji. Ne vendngjarje mberriten dhe forcat e policise te cilat nisen menjehere aksionet per kerkimin e trupit. Ende nuk dihet nese 27-vjecari Pellumb Nuka donte te udhetonte drejt Maqellares apo te kalonte kufirin per ne token maqedonase.

Aksident ne autostraden Tirane-Durres kaos ne qarkullim
TIRANE - Nje aksident ka ndodhur ne autostraden Tirane-Durres duke shkaktuar kaos ne qarkullimin e mjeteve. Ngjarja ndodhi dje ne mesdite. Sipas informacioneve te bera te ditura nga policia nje kamion me rimorkio te ngarkuar me tulla eshte perplasur me nje makine ne mbikalimin e Rinasit. Si pasoje e kesaj ngjarjeje nje mamine tip Benz ka pesuar imtime ne pjesen e prapme. Nderkaq nuk ka njoftime per te lenduar. Nga shperndarja e tullave ne rruge eshte krijuar nje radhe e gjate makinash.

Aksident ne autostrade dy persona humbin jeten

KAVAJE - Dy persona kane mbetur te vdekur mbremjen e djeshme ne Golem te Kavajes si pasoje e nje aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth ores 1900 kur nje makine e llojit Mitsubishi ka dale nga rruga duke u perplasur me panelet anesore. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar uniformat blu qe kane nisur hetimet. Emrat e viktimave nuk jane bere te ditur ndersa trupat e tyre jane derguar ne morgun e Spitalit te Durresit. Aksidenti mendohet te kete ndodhur si pasoje e shpejtesise se makines ku udhetonin dy viktimat. Ndersa dy persona te tjere mesohet se kane mbetur te lenduar dhe ata jane derguar ne spital ku kane marre ndihmen e pare mjekesore.

18 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›