E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linda Basha gruaja e forte qe rrembeu zemren e kryebashkiakut Rama



Do te duhej nje grua e forte qe te bindte nje nder figurat kryesore te skenes politike shqiptare qe te martohej serish ne moshen 46-vjecare. Dhe e tille eshte. Ajo quhet Linda Basha ose Linda Xhillari sic e njohin nje pjese e mire e kolegeve. Ajo vjen nga qarqet akademike. Prej me shume se 10 vitesh mban graden Doktoreshe e Shkencave Ekonomike dhe prej vitesh eshte e angazhuar me aktivitete te shoqerise civile. Mesohet se Linda eshte rreth te 40-ave e divorcuar me nje vajze Rean qe studion per arkitekture. Sipas burimeve teper te rezervuara mesohet se Linda dhe Edi kane mese tre vjet qe bashkejetojne ne nje apartament prane Televizionit Publik Shqiptar. Por qe te dy kane ditur ta mbajne mjaft te fshehte lidhjen e tyre e cila do te kurorezohet me martese fundjaven e ardhshme.
Zyra e shtypit e selise roze ndersa ka konfirmuar lajmin per martesen e kryesocialistit heziton te jape detaje te metejshme nese Rama do te zhvilloje nje dasme tradicionale shqiptare apo do te mbaje nje ceremoni te thjeshte. Ajo qe dihet eshte se vete kryesocialisti ndihet i emocionuar per kete ngjarje teksa shprehet se martesa me Linden eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit e miqte ne fund te javes se ardhshme.
Bashkeshortja e ardhshme
Selia roze ka bere te ditur se bashkeshortja e ardhshme e kryesocialistit vjen nga nje familje tradicionale tiranase. Ajo ka nje vella dhe nje moter dy prinder pensioniste te cilet jane per te modeli i adhurueshem i punes kujdesit dhe dashurise qe mes plot veshtiresish e sakrificash kane ndertuar nje familje te mrekullueshme. Linda ka studiuar per ekonomi ne Universitetin e Tiranes. Ne vitin 1993 ka kryer studimet Master per Ekonomi ne Universitetin e Nju Jorkut dhe ne Universitetin e Europes Qendrore ne Prage. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Ajo ka punuar ne detyra te ndryshme te administrates publike. Puna e saj e pare ka qene ne departamentin ekonomik te Kombinatit te Tekstilit ne Tirane dhe me pas ne Agjencine Kombetare te Privatizimit prane Keshillit te Ministrave ku ka qene edhe ne funksionin e drejtores se Pergjithshme deri ne vitin 1998. Me pas eshte perfshire ne aktivitetin e shoqerise civile si drejtore Ekzekutive e Qendres per Nxitjen e Zhvillimit Njerezor per dhjete vite. Aktualisht Linda mbulon kerkimin dhe zhvillimin shkencor ne kete qender.
Linda ka nje pervoje te gjate akademike si lektore e Financave Nderkombetare ne Universitetin e Tiranes dhe Politikave Publike e Riskut Publik ne Universitetin Europian te Tiranes. Eshte studiuese e fushave qe lidhen me zhvillimin ekonomik e social. Per llogari te institucioneve nderkombetare ajo ka drejtuar punen e ka bashkepunuar per studime mbi reformat per nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe biznesit zbutjen e varferise reformimin e sektorit te arsimit zhvillimin njerezor qeverisjen e mire zhvillimin vendor decentralizimin ne Shqiperi e ne rajon. Linda eshte gjithashtu autore e nje sere publikimesh brenda dhe jashte vendit si dhe pjesemarrese e ftuar vijimesisht ne konferenca nderkombetare per keto fusha studimore. Bashkeshortja e ardhshme e kryebashkiakut Rama mesohet se nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene e mbetet shoqeria civile shqiptare ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut vecanerisht te femijeve grave dhe minoriteteve. Per keto kontribute te saj ajo eshte zgjedhur edhe anetare prej disa vitesh ne bordin e fondacionit Soros per Shoqerine e Hapur ne Shqiperi te cilin e drejton prej dy vjetesh.
Kjo do te jete martesa e dyte e kryebashkiakut Rama pas divorcit te bujshem shume vite me pare me aktoren e njohur Matilda Markoci me te cilen ka nje djale Grigorin.

Berisha uron Ramen per martesen Jete te lumtur e trashegime

Ne nje dite te vecante per kryetarin e Partise Socialiste nuk kishte si te mungonte dhe urimi i kundershtarit te tij politik Sali Berisha. Kryeministri Berisha i pyetur nga mediat per martesen e kryesocialistit Rama ndersa ka buzeqeshur i ka uruar atij jete te lumtur dhe trashegime. Ai sqaroi per mediat se nuk mund ti ngaterroje keto zhvillime personale te jetes se kundershtarit te tij politik me problemet e politikes. Por kreu i qeverise nuk mund te mos bente pak humor me kete ngjarje ndersa ka ngritur pyetjen se ku do te martohet Rama pasi eshte vete kryetar bashkie. Jete te lumtur Te trashegohet I uroj shendet lumturi dhe urimet me te mira qe mund ti urohen nje cifti shqiptar Keto aspekte njerezore mos mendoni ju se une i konfondoj me problemet politike. I uroj gjithe te mirat ciftit te ri po kuroren ku do ta vendose pasi ai eshte kryetar bashkie Me siguri do te shkoje ne minibashki. Shume mire - eshte shprehur kryeministri Berisha.

PS-ja partia qe u priu kryetareve Nanos dhe Rames

Duket se Partia Socialiste eshte shume e mbare persa i perket jetes sentimentale te kryetareve te saj. Kjo per faktin se para kryetarit aktual Edi Rama ish-kryetari i PS-se Fatos Nano vendosi kurore per here te dyte. Lideri historik i Partise Socialiste Fatos Nano u martua ne kishe me zonjen Xhoana Nano e cila deri ne vitin 2003 ishte e panjohur per publikun shqiptar. Por duket se ish-kryetari ka pasur kemben e mbare pasi fill pas tij ai solli mbaresi edhe per pasardhesin. Kryetarit te ri te PS-se Edi Rama i cili ka vetem pese vite ne krye te Partise Socialiste duket se i ka ndritur ylli i Nanos. Nen gjurmet e tij edhe Rama vendos te martohet per here te dyte. Duket se karrigia e kryetarit te PS-se ka sjelle fat per Ramen edhe persa i perket jetes private.

18 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›