E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni është luftë e humbur për ju z. Kryeministër!

Kryeministri Thaçi nuhati diçka që po duket sheshazi. Çekani antikorrupsion do të godasë në krye të kabinetit të tij. Duke e pasur të qartë këtë nga takimet e mbyllura që mbajti ditëve të fundit me krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë kryeministri po bën një përpjekje të çastit të fundit që të shkëputet nga darët e dyshimeve të mëdha për korrupsion

Nga Driton Avdiu*

Sot kryeministri i vendit na u drejtua neve qytetarëve me një flamur që po e mban në dorë tash e sa ditë - luftë kundër korrupsionit. Por çi ndodhi kryeministrit që ta shpallë veten prijatar të luftës kundër korrupsionit, vetëm pak ditë që nga paraqitja publike në RTK kur akuzoi të njëjtin mekanizëm që sot e uron dhe e mbështet në këtë luftë pra EULEX-in, se po e linçon një ministër-njeriun e dytë në partinë e tij. Atë ditë aksioni i EULEX-it ndaj ministrit të ministrisë më të përfolur për korrupsion ishte përpjekje për linçim. Sonte (dhe në 5-6 ditët e fundit) kryeministri e ndërroi plotësisht pllakën.

Kjo paraqitje e kryeministrit u pasua nga disa paraqitje të tjera publike të kryeparlamentarit dhe të kryetarit të shtetit që shkuan në të njëjtën vijë me paraqitjet e kryetarit të qeverisë.

Kryeministri Thaçi nuhati diçka që po duket sheshazi. Çekani antikorrupsion do të godasë në krye të kabinetit të tij. Duke e pasur të qartë këtë nga takimet e mbyllura që mbajti ditëve të fundit me krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë kryeministri po bën një përpjekje të çastit të fundit që të shkëputet nga darët e dyshimeve të mëdha për korrupsion.

Por a mund ta bëjë këtë vetëm me një paraqitje 10-15 minutëshe në televizion? A mund ta zhdukë një paraqitje disaminutëshe në opinion atë që është ngulitur fort në përshtypjet e qytetarëve të përditshëm të Kosovës tani e disa vjet me radhë?

Kryeministri e di mirë që këtë nuk mund ta arrijë, por kur është në pyetje humbja e madhe e besueshmërisë së qytetarëve në të dhe në politikën e tij ia vlen gjithsesi të bësh një provë. Një tentim që qoftë edhe simbolikisht tregon se ja edhe kryeministri e ka seriozisht në luftën kundër korrupsionit.

Por paraqitja e sotme e kryeministrit na detyron tia themi troç disa fjalë. Kjo betejë është e humbur për Ju z. kryeministër! Le të hetohen 100, 200 a 2000 zyrtarë institucionalë nga cilado periudhë e pasluftës qoftë. Do të mbetet e shënuar në analet e historisë se në periudhën e mandatit tuaj institucionet e këtij populli u vërshuan nga hetuesit policorë të EULEX-it. Sado politike që tentoni ti paraqisni këto bastisje (dhe padyshim se do të shfrytëzohen nga qarqe ndërkombëtare edhe për arritjen e objektivave të veta politike) është e vërtetë e pakontestueshme se dyshimi për keqpërdorime të pakufi i pushtetit politik për përfitime të paligjshme pasurore nga anëtarët e kabinetit Tuaj ishte magneti që solli autoblindat e EULEX-it para dyerve të institucioneve të shtetit.

Populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton që institucionet që do të duhej të mbronin interesat e tij të shndërrohen në caqe policore dhe gjyqësore për mbledhjen e dëshmive për keqpërdorim të djersës së tij dhe për shkeljen e besimit që iu është dhënë nga ajo pjesë e popullit që Ju kanë votuar ju dhe ministrat tuaj. Kjo ju bën humbës z. kryeministër. Humbës në betejën që e nisët atëherë kur e gjithë populli e pa qartazi që beteja kishte ditë që u nis. Dhe u nis nga të huajt e jo nga Ju.

(*) Dërguar nga autori, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun i Lëvizjes për Bashkim. Qëndrimet janë personale

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Alban Dega - PER TOKE ZOTI AVDIU |11/06/2010 12:23:25 PER TOKE ORE ZOTI AVDIU ... PER TOKE BRE VLLA !

Ka te
pakten dy vjet, kur ishte ne Nju Jork bashke me Presidentin Fatmir Sejdiu, kur
kryeministri i Kosoves Z. Hashim Thaci deklaroi hapur para nje grup[i
bashkatdhetaresh se " Korrupsioni eshte nje kancer qe do ta luftoj me te
gjitha mjetet e rruget... Ju garantoj se ndaj tij qeveria ime do te kete zero
tolerance..."
Kemi qene mbi 30 shqiptare nga te gjitha trojet
etnike ne ate takim. E kam permendur kete fakt ne te pakten 10 komente apo
analiza te botuara ne "Kosovapress"- kete agjenci lajmesh te nderuar dhe
ne mbi 5 gazeta me emer te Kosoves. Eshte e zeze mbi te bardhe.
Kam
lexuar edhe te pakten 39 deklarata te kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci ne
mediat e Kosoves kunder korrupsionit qysh prej emerimit te tij kryeminister e
deri para tre muajsh... Nese ju nuk keni dijeni Z. Avdiu kam nje kerkese krejt
vellazerore:... Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_Conf

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›