"Korrupsioni ka emër konkret"
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, deklaroi dje se Kryeministri, ministrat dhe sejmenët e mazhorancës ilegjitime në pushtet, po vrapojnë në një garë histerike kush të shajë e kërcënojë më shumë opozitën. "Meqë dje mazhoranca në rresht për një miratoi ligjin skandaloz të ashtuquajtur antimafie, po i japim ndihmën tonë për të filluar menjëherë puna për zhdukjen e mafies së vërtetë. Sali Berisha, korrupsioni ka emër dhe emrat po i themi ne: çmontimi dhe ndëshkimi i mafies së vërtetë duhet të fillojë me Shkëlzenin, Argitën dhe Jamarbrin", tha Tahiri.