Aleatët e NATO-s edhe 7000 trupa shtesë në Afganistan
Në takimin e organizuar pas vendimit të Obamës për strategjinë e re,
25 aleatë të NATO-s kanë premtuar të premten që të dërgojnë dhe 7 mijë trupa shtesë në Afganistan, duke i dhënë kështu mbështetje iniciativës së sapomarrë edhe ngas Presidenti amerikan, Obama, për dërgimin e 30 mijë trupave amerikane brenda pak ditësh në Afganistan për të mundur talebanët. Në fakt, oficerët e Pentagonit shpresonin për dërgimin e 10 mijë trupave nga vendet aleate të NATO-s. Në takimin e vendeve të NATO-s ndodhej edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton, e cila shpjegoi arsyet e dërgimit të trupave shtesë në Afganistan. Për Klinton, vitet në vazhdim deri në fillimin e largimit të trupave në vitin 2011 ishin një test shumë i rëndësishëm për Aleancën që ndodhej në misionin më të madh në historinë e saj. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në të ardhmen e forcës së NATO-s në Afganistan mund t‘i shtoheshin dhe trupa nga vendet e tjera anëtare të organizatës. Ndërkaq, kanadezët dhe holandezët janë tërhequr. Vendimi i NATO-s pason atë të Obamës për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në mbështetje të atyre ekzistues. Me këtë shifër, numri i plotë i forcave të huaja në Afganistan do të shkojë në 140 mijë. Me gjithë dërgimin e një numri kaq të madh trupash, gjeneralët dhe ekspertët ushtarakë e dinë se për të arritur objektivat do të duhen shumë përpjekje, shumë durim dhe sakrifica të tjera. Rasmunsen parashtroi një plan të ri të operacioneve të trupave të NATO-s në të cilin përfshihen shumë ushtarë, shumë ndihma dhe më shumë trajnime për forcat e sigurisë afgane. Megjithatë, përplasja në Afganistan pritet të jetë e vështirë. Ndërkaq, Franca dhe Gjermania janë më shumë për dërgimin e trajnerëve dhe ndihmave sesa për dërgimin e ushtarëve në Afganistan, por gjithsesi, do të marrin një vendim më të detajuar pas janarit. Për Klintonin, dërgimi i trupave shtesë në Afganistan është një urgjencë dhe se prania e tyre në këtë vend tashmë ka një afat të përcaktuar. Sipas asaj çka ka thënë Obama në korrik të vitit 2011 do të fillojë largimi i trupave të para nga Afganistani dhe kalimi gradual i sigurisë së vendit në duart e qeverisë dhe organeve të pushtetit vendas. Por sipas të gjithë zyrtarëve të lartë që merrnin pjesë në takim, kjo datë nuk duhej të konsiderohej si data përfundimtare e largimit të trupave të huaja dhe nuk duhej të konsiderohej si një braktisje e vendit nga ana e forcave ndërkombëtare, "tranzicion nuk do të thotë ikje përfundimtare dhe për këtë duhet të jemi të qartë të gjithë. Ne nuk do ta lemë Afganistanin për të rënë sërish në duart e terroristëve dhe ekstremistëve. Kjo nuk do të ndodhë", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës.