E Martë, 3 Nëntor 2026

Korrupsioni në prokurimet publike, Rama: Asnjë ministër nuk do të ketë më asnjë lidhje me tenderat

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë asnjë ministër apo vartës i ministrisë nuk nuk do të ketë më akses në prokurimete e tenderave.

Rama tha se që nga 25 prilli prokurimet e tenderave operohen nga shoqëria publike e operatorit për blerje të perqendruara. Kreu i qeverisë tregoi se kjo shoqëri do do asistohet nga shoqëri partnere evropiane.

Edi Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është shtetbërja, që të mbojmë paranë publike nga korrupsioni. Në Prokurimet publike ka ende korrupsion. Ne kemi krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të perqendruara, dhe do ti krye ë ajo të gjitha prokurimet e ministrive, pra e thëne troc asnjë minstër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do ketë më asnjë lidhje me tendera, por do merret vetëm me politkat sektotoale. Shoqeria do asistohet nga shoqeri partnere europiane./vizionplus.tv/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›