E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kos i dhuron Ramës një fanellë të BE-së: Kur të mbarojmë negociatat, të ftoj të ngjisim Korabin

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos i dhuroi sot kryeministrit Edi Rama një fanellë kryeministrit me numrin 11, ku ishte i stampuar edhe flamuri i BE-së.

“Unë jam shumë sportive, vij nga një familje që është marrë me sport kemi parë edhe Kampionatin Evropian të Futbollit dhe kemi parë sa të shpejtë jeni ju. Nedim Bajrami bëri edhe golin në sekondën e 23 dhe tani e kuptova sa të shpejtë jeni ju për t’u anëtarësuar edhe në BE nga goli që e bëtë kundër Italisë”, tha Kos gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

Komisionerja Kos u shpreh “përgëzime se futbolli luan një rol të rëndësishëm në jetën shqiptare”.

“Basketbolli ka luajtur një rol të posaçëm në jetën tuaj kështu që dhurata ime për ju sot është kjo fanellë, kjo është simbolike për të gjithë Shqipërinë. Aty thuhet skuadra Evropë, duam që e Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës. Ky është numri im me fat, prandaj ju dhamë edhe numrin 11 në ekipin tonë”, tha Kos.

Komisionerja Kos theksoi se “angazhimi im është, që nuk luaj dot basketboll, me ju nga njëra anë, por kur të përfundojmë procesin e negociatave unë do të ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabin që është 2764 m që është 100 m më pak se mali më i lartë në Slloveni. Por do të doja shumë të vinit me mua”.

Kryeministri Edi Rama tha se “nëse kur të hyjmë në BE do t’ju jap një kryeministër të ri e të freskët që të ngjitet me ju deri në majën më të lartë”.

“Jam mjaft i prekur, 11 është numër i shkëlqyer. Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip që është mjaft i përkushtuar”, u shpreh Rama. /k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›