E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Papa Françesku shënon 12-vjetorin e zgjedhjes së tij si kreu i Kishës Katolike

ROMË, 13 mars /ATSH-DPA/- Papa Françesku ka shënuar përvjetorin e zgjedhjes së tij si kreu i Kishës Katolike në spital, thuhet në një deklaratë nga Vatikani sot në mëngjes.

Sot shenohen 12 vjet që kur papa Françesku u zgjodh si pasardhës i Papës gjerman Benedikti XVI, i lindur me emrin Joseph Ratzinger.

“Papa e nisi ditën pas një nate “të qetë” në spital”, tha Vatikani.

Pas dorëheqjes së papritur të Benediktit XVI në vitin 2013, kardinali argjentinas i atëhershëm Jorge Mario Bergoglio u zgjodh si Papa i ri më 13 mars të atij viti gjatë votimit të pestë të konklavës, mbledhjes së fshehtë të kardinalëve që zgjedh Papën.

Përvjetori i zgjedhjeve është një festë publike në Vatikan, por nuk janë planifikuar ngjarje të veçanta.

Papa Françesku, 88-vjeçari po trajtohet në Spitalin Gemelli, në Romë.

“Ai vuan nga pneumonia e dyfishtë. Papa Françesku ka patur një përmirësim të lehtë, thanë mjekët.

Mbetet e paqartë se sa kohë do të qëndrojë papa Françesku në spital. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›