E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica dhe rikthimi ne realitet

Vojislav Koshtunica ka deklaruar doreheqjen. Tani mund te thuash i cliruar, se me ne fund tani po ndodh dicka normale. Me ne fund, ai po e kupton realitetin. Sepse Kryeministri i Serbise dukej se prej kohesh e kishte humbur ndjenjen e realitetit. Ndryshe nuk mund te shpjegohen deklarimet e tij te peshtjelluara te koheve te fundit, lidhur me BE-ne dhe Kosoven. Sepse cdo njeri qe mendon ne menyre racionale e di, qe Kosova eshte tani e pavarur dhe se kjo ishte deshira e shume shteteve. Koshtunica duhej t´i kish ndare qarte deshirat nga realiteti, pavaresisht sa e dhimbshme eshte kjo.
Por nga vjen tani ky gjest racional pas gjithe atyre parullave te propagandes? Ndoshta kjo ka te beje thjesht me kalkulimet per pushtetin. Sepse sa me shume te zgjase situata aktuale politike, ku secili ne qeveri dhe ne parlament bllokon tjetrin, aq me shume qytetaret do te shkeputen emocionalisht prej Kosoves dhe do te perqendrohen te problemet ekonomike.
Kjo do te ishte nje katastrofe per imazhin e Koshtunices, i cili gjithsesi eshte i keq. Pas zgjedhjeve presidenciale, qe i fitoi kundershtari i tij Tadic, Koshtunica ne aspektin politik dukej i deshtuar. Por me shpalljen e pavaresise se Kosoves nisi vala nacionaliste. E papritur doli ne pah se Koshtunica me kohe thuajse te gjitha mediet i kish vendosur nen kontrollin e vet.
Motoja e re
Kush nuk eshte me zemer per nje Serbi me Kosoven, automatikisht eshte tradhtar. Kjo perben nje kthim prapa ne kohet e erreta te viteve '90-te nen Milloshevicin. Me riforcimin e nacionalizmit serbomadh, partia e Koshtunices, DSS, i ka rritur shanset e veta per te siguruar pragun e pese perqindeshit elektoral. Sepse, sic vleresojne vezhguesit politike, pas pavaresise se Kosoves kjo parti nuk do ta kish arritur pragun e perfaqesimit parlamentar.
Ceshtja eshte se...
...Si Koshtunica ashtu edhe partia e tij, DSS, e perfytyrojne kthimin ne pushtet pas zgjedhjeve te majit. Ai mund te bashkepunoje me partine radikale, ose serish mund te kthehet ne drejtimin e partnerit te deritanishem te koalicionit, Partise Demokratike te Presidentit Tadic. Edhe nje veprim i tille do te ishte tipik per Koshtunicen. Ndonese eshte mjaft e dyshimte, qe ai te mund te jete serish kryeminister. Kjo pasi per radikalet, qe nderkohe jane duke fituar pike fuqishem, ne rastin me te mire ai do te ishte partneri i ri i koalicionit. Ndersa nuk eshte e sigurt, nese demokratet vertet do te duan te bashkepunojne me Koshtunicen. Tadici dhe partia e tij duan te orientohen drejt Evropes dhe nga pikepamja e tyre Koshtunica eshte spostuar shume ne skajin nacionalist.
Kush mund te perfitoje nga zgjedhjet?
Me shume gjasa radikalet. Ata mund t´ia arrin vertet te marrin pushtetin. Por, ne nje rast te tille, ata qe humbasin jane qytetaret. Sepse radikalet nuk kane asnje recete per ta cuar vendin perpara dhe parullat kunder Kosoves e retorika kunder BE-se nuk perbejne program qeveritar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›