Mbishkrimet dhe prane Maqedonise
Pas pikes kufitare Merdare, ne kufi te Kosoves me Serbine, dje pllakat me mbishkrimin "Republika e Kosoves" jane vendosur edhe ne pikat kufitare me Maqedonine. Punonjesit e Departamentit te Sherbimeve te Inxhinieringut dhe te Menaxhimit te Ndertesave te MSHP-se, ne bashkepunim me policine kufitare, ishin dje ne Han te Elezit dhe ne Gllobocice, ku vendosen pllakatet. Keshtu tani jane tre pikat kufitare, qe kane mbishkrimin "Republika e Kosoves".