E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Kosi i Llogarasë, qershia mbi torë e kësaj jave”/ Meta publikon foton me Kryemadhin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë gjatë kësaj jave që po lëmë pas në Jalë me të rinjtë e partisë që ai drejton.

Meta, nga Jala ka shprehur mesazhe të ndryshme, ndërsa e ka cilësuar rininë si forca kryesore për rrëzimin e qeverisë.

Por nuk kanë munguar gjatë kësaj jave as momentet picante, ku ish presidenti ja merrte valles me rininë.

Ndërsa sot, ka publikaur në Facebook, një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi në Llogara, duke konsumuar kos.

Krahas fotos, Meta shkruan: “Kosi i Llogarasë, “qershia mbi tortë” e kësaj jave frymëzuese”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›