E Enjte, 5 Nëntor 2026

Brnabiç sërish Kryeministre/ Vuçiç: Nuk do të jetë me mandat të plotë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka propozuar Ana Bërnabiç për postin e kryeministres në qeverinë e re të Serbisë.

Kreu i shtetit tha në një konferencë për mediat se vendimi për mandatarin e ri të qeverisë ishte një i ndërlikuar.

Por Vuçiç shtoi se Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë por deri në tejkalimin e sfidave të këtij viti. Ana Bërnabiç ka qenë në krye të qeverisë serbe në mandatin e kaluar .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›