Kosor: Qeveria kroate dënon format e ekstremizmit
''Kroacia dënon çdo lloj ekstremizmi dhe kërcënimi të dhunshëm'', i deklaroi Kosor homologut të saj slloven gjatë një bisede telefonike.
Kosor i kërkoi policisë kroate hetimin e plotë të ngjarjes duke këshilluar edhe bashkëpunimin mes policive dhe agjencive të sigurimit të të dy vendeve.
Një qytetar kroat që dyshohej se do të sulmonte me granata drejtues të qeverisë sllovene, u arrestua në kufirin kroato-slloven.
"Ka mundësi që ky shtetas kroat, 59 vjeç, ka pasur qëllimin të hidhte një granatë kundër drejtuesve të lartë të qeverisë duke iu afruar institucioneve publike", deklaroi shefi i policisë sllovene, Janko Gorsek.
I pyetur lidhur me këtë faktin nëse kryeministri Borut Pahor mund të ishte në shënjestër të këtij sulmi, Gorsek u përgjigj se ''kjo ishte një mundësi''.
''Individi kishte me vete pesë granata kur u ndalua në pikën kufitare të Dobovës'', shtoi Gorsek.
Kryeministri slloven, Borut Pahor tha se ishte njoftuar për arrestimin dhe se mendonte se ishte "një rast i izoluar".