Obama Afrikës: Yes, you can!
Për të përshëndetur presidetin amerikan në kryeqytetin e vendit, Accra, shumë kanë udhëtuar nga pjesë të tjera të vendit, madje dhe nga vendet fqinjë.
Pas bisedimeve me presidentin e Ganës, John Atta Mills dhe në vizite në një spital të kryeqytetit, presidenti Obama iu drejtua parlamentit.
Në fjalimin e tij, ai u bëri një thirrje të fuqishme afrikanëve që të mbrojnë të drejtat e tyre demokratike.
Afrika nuk ka nevojë për burra të fuqishëm, tha ai, por për institucione të fuqishme.
Premtime
Presidenti Obama nderoi afrikanët që janë përpjekur të bëjnë ndryshime politike pozitive me rrugë demokratike, jo përmes dhunës.
Presidenti shtoi se Afrika mund të ketë një të ardhme të begatë dhe premtoi ndihma për të luftuar sëmundjet në kontinent dhe mungesën e zhvillimit.
Presidenti Obama tha se ardhmja e kontinentit ishte në duart e të rinjve dhe e përfundo fjalimin me shprehjen e tij të famshme: 'Yes, you can,' - 'Po, mundeni'.
Por kulmi i vizitës së tij pritet të jetë momenti kur, bashkë me familjen, ai të vizitojë 'Portën Pa Kthim', kalanë prej nga skllevërit nisnin udhëtimin e tyre të detyruar drejt Karaibeve dhe Amerikës.
ky do të jetë një moment domethënës për presidnetin e parë afrikano-amerikan dhe për bashkëshorten e tij, paraardhësit e së cilës besohet se vinin nga Afrika Perëndimore.
Pritje e ngrohtë
Korrespondenti i BBC-së në Accra, Will Ross, thotë se banorët e Ganës do të kishin dashur shumë që ta shihnin presidentin Barack Obama.
Ai adhurohet prej tyre, për vizitën janë shkruar këngë dhe në kryeqytert shiten bluza me portretin e tij.
Në qytet janë vendosur postera të mëdhenj me foto të presidentit dhe bashkëshortes së tij, Michelle.
Në kryeartikujt e gazetave shkruhet: 'Mirësevini në shtëpi'.
Por korrespondenti ynë thotë se shumë banorë të Ganës shumë këtu janë zhgënjyer, pasi mundësitë për ta parë nga afër presidentin janë të pakta.
Pjesërisht për shkak të sezonit të shirave, por dhe për arsye sigurie, nuk janë parashikuar aktivitete në natyrë, në të cilat padyshim do të kishin marrë pjesë qindra mijëra vetë.
Mesazh demokracie
Gana është stacioni i vetëm i vizitës së presidentit Obama në Afrikë.
Ka nga ata që thonë se gana së fundmi ka zbuluar naftën si faktor të rëndësishëm, të tjerë se mesazhi zyrtar i Shtëpisë së bardhë ka të bëjë me demokracinë.
Ghana ka patur një varg zgjedhjesh të vështira, por relativisht paqësore dhe mesazhi i Obamës për pjesën tjetër të kontinentit, është që ata të ndjekin shembullin e Ganës për të siguruar ndihmën e SHBA.
Korrespondenti ynë thotë se mesazhi do të mirëpritet nga afrikanët e thejshtë, por me gjasë, ka për t'u injoruar nga disa prej udhëheqësve të kontinentit.
start/bbc