Kosor u dhuron vendeve pjesëmarrëse përkthimin e ligjeve të BE
Fjala është për mbi 100 mijë faqe dokumentesh, përkthimi i të cilave në gjuhën kroate ka kushtuar rreth 8 milionë euro. Bashkimi Evropian në këtë takim është përfaqësuar përmes komisionarit për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, i cili ka thënë se ky takim është një hap në drejtim të mirë. Komisioneri për zgjerimin Fule theksoi se konferenca përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të rajonit në BE dhe tregon për gatishmërinë e Evropës Juglindore, që së bashku të punojnë drejt afrimit me BE. Sipas tij, secili vend i këtij rajoni është i interesuar për anëtarësim në BE dhe se vendet e kanë kuptuar se bashkëpunimi është në interesin e tyre. Komisioneri Fule, nuk deshi të komentojë mungesën e presidentit Tadiç në këtë konferencë.