llyria dhe illyriasit vendi dhe populli i bijve të Hyjeve dhe Hyllit që illyrizon
Nga materiali mitologjik i autorëve antikë, i njohur deri asokohe, emri si antroponim bazileusi gjysëm hyjnor o së paku me vazhdimësi gjenealogjike gjaku e fsinie hyjnore njihej në disa varjante:
1.Emri Ilir ( ????????) ishte djali i vogël i Kadmit fenikas dhe i Harmonisë, por emërtimi i tij ishte vendosur në nderim të disa fiseve ilire, pra ekzistonte edhe më përpara. (Diku tek një poezi apo poemë e para 1944 e një autori shqiptar, kisha lexuar një hapje të tillë: O ilirë hyjnorë bij kadmejsh)
2.Emri Ilir, rridhte si djali më i vogël, ngas tre djemtë e ciklopit Polifem (Gali, Kelti dhe Iliri) me nimfën Galatea (njëra nga nimfat bijat e Nereut)
3.Emri Illo ose Hyllos ( ?????), njihej si një djalë i Herakliut me nimfën Melita, ndërsa një varjant tjetër e sjell si djali i Herkliut me Dejanirën etj.
4.Ilo ( ??o?), njihej në familien e madhe të Priamit në Troja dhe ka një lidhje edhe me emërtimin e dytë të qytetit si Ilion, ku Illi del si një themelues i Trojës, e natyrshëm edhe me luftën e madhe legjendare si Iliada.
Mua më dukej më e arsyetuar një hipotezë se, etimologjia e vetë fjalës Illiria, Illyria, Hylliria, me rrënjë hyll-yll ndoshta kishte derivuar nga disa vende e bazileusa që e mbanin veten si bij të Hyjnive, të cilët hyjnizohen me farë e me gjak hyjnish dhe me këtë rast kanë nxjerrë nga barbaria dhe kanë fisnikëruar të gjithë fisin. Një i tillë ishte Hylli/Hyjlli i biri i Herakliut, apo pak a shumë siç e interpretohej edhe bazileusi Bardhyl, si një kompozitë Hylli i Bardhë. Edhe Dyrrahu ishte i biri i hyjnisë së detit Poseidon.
Zgjerimi i lidhjeve ndërmjet këtyre fiseve të përafërt, çoi në një unifikim etnosi dhe me sa duket ishte unifikuar e hyjnifikuar edhe emërtimi i territorit, si Hylliria/Illyria/Illiria. Ky gradualitet përhape, madje në ekspansion në një periudhë të parë (dhe jo në restriksion sepse kjo periudhë do të vijë shumë kohë vonë), paraqitet te Pompon Mela: Pastaj vijnë ata që i quajnë ilirë të vërtetë/Illyri proprie dictum, pyrët, më tej liburnët dhe Istria. (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, bot. 1965, f 190, cit. nga De Chorographia, Libri II, 55 e 56)
Po këto ilirë të vërtetë i shënonte edhe Plini: Ruajnë emrin e tyre edhe ilirët e vërtetë, taulantët e pyrejtë (NH, Lib. III, 22, 26) Mirëpo, po ky Plin që shkruan edhe për Epirin e vërtetë (po aty, Lib. IV, 1, 1), shkruan: tani e gjith kjo Liburnia, njihet me emrin e përbashkët Ilirik dhe aty përfshin fiset, mentorët, hymanët, enhelejt, bulinët, peuktët lacinienët, burnistët, olbonensët etj. Dhe vazhdon: Fundi i Liburnisë dhe fillimi i Delmatisë Kepi i Diomedit ose sipas të tjerëve gadishulli Hyll(po aty, NH, Lib. III, 21(25) dhe 22(26); Iliria, si gjatësi nga lumi Arsia te lumi Drin nga Drini te Kepi Akrokeraun Agripa e ka matur këtë Gji të Ilirisë me një million e shtatëqindmijë hapa. (po aty, NH, Lib. III, 26(29))
Apiani, përveçse kishte dijeni për disa legjenda mitologjike, e bënte të qartë dallimin, se çfarë quheshin ilirë e Iliri nga helenët dhe se si ishte zgjeruar e përzier emri i përbashkët Iliri, deri në kohët e para të pushtimit romak, kur shënontePaionët përfshihen në Iliri Agrianët që janë fis i paionëve të poshtëm dhe ilirë të ardhur. (Historia Romana, 4. Ilyrike, 1; 2; 6;7; 14.)
Unë fillova ta shkruaja, këtë temë si diskutim. Fillimisht, përveç autorëve antikë, mu desh të merresha pak më thellë me linguistikën për fjalën ylli, hylli, illi, nëse kjo fjalë ishte pjesë e ilirishtes dhe nëse lidhej me vetë emërtimin Illiria, Illyria. Gjeta një studim mjaft interesant të prof. Bahri Becit, për fjalën yll-hyll. (Rreth kronologjisë dhe burimit të kalimit të ü-së i.e. dhe latinisht në y në gjuhën shqipe, bot. në Bul. Shkenc. të I. P. Shkodër, Nr. 5, 1966, f 209-222)
Mirëpo edhe pse prof. Beci kishte bërë një punë interesante, gjithçka lihej hapur. Duke mos i nxjerrë dhe rreshtuar grafitë origjinale antike, që ekzistonin për emrin Hylli, Illyria e Illiria nga autorët grekë, latinë e bizantinë dhe duke operuar kryesisht me regjistrimet e nxjerra nga P. Buzuku e disa autorë mbas tij, studimi jo vetëm mbeste i zbuluar për rreth 1500 vjet, por çalonte diku edhe në lexime të pa qarta edhe për vetë kohën mesjetare, kur gjuha albanishte-shqipe kishte filluar të shkruhej. Prof. B. Beci, siç edhe prof. Çabej, diçka i kishin anashkaluar veçoritë fonetike të hundoreve karakteristike, (si variante dialektore të zonë Shkodrës e më gjerë), të cilat përfshinin edhe vetë germën y ?, një h paraprijëse dhe vetë prezencën e lashtë Y-I në grafitë antike, si forma alternance, dialektale të qëndrueshme që ruhen edhe sot etj. Në studimin e fonetikës, në evolucionin ilirishte-albanishte-shqipe, mungonte krejtësisht një diskutim nëse trajtat e regjistruara nga autorët grekë e romakë latinë kishin qenë të deformuara e jo korrekte, sidomos në hundoret. Pastaj, me sa duket mbase kishte edhe pasur edhe rikthime e alternime fonetike, gjendje të qëndrueshme etj.
Te S. Bizantini i shek VI, i cili ishte bazuar në autorët antikë, gjendej e shprehur në një modë mitologjike informata se, emri (antroponimi) Ilir, dilte si një djalë i Kadmit fenikas (vëllai i Evropës) dhe i gruas së tij Harmonisë. Për këtë Bizantini ishte bazuar te Herodoti, te Apollodori, (Bibliotheca, III, 39) etj. Me këtë rast, S. Bizantini jepte këtë informatë me shumë rëndësi për leksikun e gjuhës ilirishte: ILLYRIA, vend pranë Pangait, nga Iliri, biri i Kadmit. Banorët illyrioi dhe illyris dhe illyrias dhe Illyria, dhe Illyrion, dhe folje illyrizo, dhe ndajfolje illyristi, illyrikos. (Ilirët dhe Iliria, cit. S. Bizantini, De Urbibus et Populis, f 421, zëri Hylleis: f 419, zëri Illyria)
Na dilte se, fillimisht kjo Illyria, kishte qenë një vend i vogël, në brendësi të gadishullit. Dhe për lokalizimin e Pangait, unë krahasova Herodotin: Toka e ilirëve; Paionët rreth Strimonit: Paionët morën njoftim nga Orakulli i Hyut; Paionët e rretheve të malit Pangaion (edhe doberët, agrianët, odomantët) dhe paionët e liqenit të Prasias. (cit. f 17-18; Historiae, Libri IV, 48; Libri V, 1, 16 etj) Pra, zona e parë e vogël, që del në burimet e shkruara si një Illyria lokale, nuk na del atje te zona e ilirëve të vërtetë në anëdetin Adriatik e te Drinët, por shtrihej aty nga rreth lumit Strimon, te Shkupi e te Dibra. Tema e këtyre kadmejve të ardhur në këtë Illyria, ishte akoma më e hershme, sepse këta kadmej të qytetit Teba, ku ishte stacionuar edhe fenikasi Kadmi, i përmendte edhe Homeri. (Kadmeasit e Tebës së Shenjtë Hipoplake, Teba me shtatë dyer etj, Iliada, K, IV, v. 478, bot. italisht, Iliade, traduzione di V. Monti, 1934, f 81 etj. Përkthimi i fjalës greke ?????/?????? për epitetin hyjnor, në italisht shkonte herë me fjalën illustre e herë divino; Muza e cila hap vargun e parë, në italisht merret si Diva ose si Musa, ndërsa në konceptin tonë shkon si Hyjneshë; shih edhe Straboni, Kadmenë e themeluan finikasit, që erdhën këtu me Kadmin. (Straboni, Geographica, Lib. VII, 7))
Sipas Herodotit, illirët paionë e mbanin veten me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve nga Ilioni(po aty, sipërcituar, 13) Kjo lloj lidhje mua më çonte në mendimin se emërtimi për fis illirë/illyrë lidhej me Ilionin/Trojën, ku njeri nga bijtë e Priamit Hyjnor quhej edhe Illi. (krahaso edhe Pellazgët Hyjnorë etj) Këtu shihja edhe një lidhje të largët edhe me kultin e Diellit si Helios. Vetë titullimi si Iliada, si hipotezë, më kujtonte edhe një lloj lufte midis vetë hyjnive.
I rilexova disa herë të gjitha referencat e autorëve antikë ku flitej për këtë temë. Më rezultonte më i pranueshëm mendimi se, ky emërtim kishte ekzistuar shumë kohë më parë dhe në disa qendra të vogla, ku kishte orakuj të Hyjit. Pra antroponimi Ilir, i ishte ngjitur djalit të Kadmit, në nderim të fiseve ilire edhe sepse ky djalë kishte lindur në Iliri. Sipas mitologjisë, këto dy personazhe mitologjike Kadmi dhe Harmonia, kishin vdekur e ishin varrosur në Iliri, ku madje kishin pasur edhe varret e tyre. Kjo informatë e Bizantinit, ishte mjaft e rëndësishme edhe nga ana linguistike, sepse tregonte se e