Kosov, EULEX bastis zyrat e MT

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave policia ndërkombëtare ka shoqëruar jashtë selisë së ministrisë shumicën e punonjësve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe një punonjës i MT, Besim Recica, i cili ka deklaruar se bastisja u krye nga rreth 30 policë të veshur më uniformë.
Para Ministrisë së Transporteve, policia e EULEX bastisi edhe disa ndërtesa të tjera në Prishtinë, pronë e vëllait të ministrit Limaj, si dhe selitë e disa kompanive që kanë fituar tendera nga Ministria e Transporteve.
Përmes një komunikate EULEX ka sqaruar se bastisjet bëhen në kuadër të një hetimi të Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, ato janë realizuar pasi dyshohet se ministri Fatmir Limaj është përfshirë në afera korruptive.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar se policia kosovare nuk është përfshirë në këto operacione.