Antenat, Serbia kërkon ndërhyrjen e UNMIK

Ministrja e Telekomunikacionit në Serbi, Jasna Matic ka kërkuar ndërhyrjen e UNMIK për të ndalur cmontimin e mëtejshëm të antenave të telefonisë serbe në Kosovë.
Përmes një letre drejtuar shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanier, Maric ka kërkuar që misioni i OKB-së të marrë kontrollin e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë.
Ministrja serbe ka kërkuar gjithashtu që Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit të veprojë për rikthimin e operatorëve serbë në Kosovë.