E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Ivanoviç:Nuk heqim dorënga vijat e kuqe

BEOGRAD- Autoritetet serbe kanë pranuar të rihapin çështjen e projekt-rezolutës për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas një trysnie diplomatike të një numri vendesh anëtare të BE-së.

Por zyrtarët serbë thonë se asnjë rezolutë e re nuk mund të ndryshojë qasjen e Serbisë ndaj tërësisë tokësore të saj.

Sekretari i Shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka thënë për BBC-në se po kërkohet një rrugëdalje me BE-në për rezolutën e cila, sipas tij, nuk do të ndryshojë shumë.

"është çështje e sigurt se Serbia nuk do të heqë dorë nga "disa vija të saj të kuqe", që nënkupton se tërësia tokësore e Serbisë nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes një rezolute. "- ka thene Ivanoviç.

Ai tha se bisedimet me diplomatët evropianë kanë të bëjnë më shumë me një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare për hapat pas miratimit të projekt-rezolutës në OKB.

Përpjekjet për ndryshimin e projekt-rezolutës serbe kanë hyrë në një fazë kyçe dhe diplomatë të BE-së po bëjnë ece-jake diplomatike në Beograd.

Javën e shkuar shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ndaloi në Beograd e Prishtinë, të martën sekretari i Jashtëm Britanik William Hague viziton Serbinë, dhe ndryshimi i tekstit të projekt-rezolutës serbe është temë qendrore.
(s.g/BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›