Stefanovic ne Kosove. Vetevendosje perleshet me policine

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca pas konfrontimit të aktivistëtve të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes një proteste po kundërshtonin vizitën e negociatori serb, Borko Stefanovic dhe Policisë së Kosovës e cila po kujdesej për sigurinë e zyrtarit të lartë serb.
Përleshja ka nisur pas arritjes së negociatorit serb në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës ku ai është pritur nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi.
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë tentuar të pengojnë hyrjen e zyrtarit të lartë serb në ndërtesën e qeverisë së Kosovës duke hedhur gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe. Pas kësaj ka ndërhyrë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës me gaz dhe spraj lotësjellës.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që protesta të përshkallëzohet edhe më shumë dhe pas konfontimit me policinë kanë mbetur të lënduar disa aktivisët të Vetëvendosjes. Po ashtu të paktën tre policë janë lënduar gjatë përleshjeve.
Nga hedhja e gurëve është lënduar edhe kameramani i Albanian Screen Bujar Tërstena i cili është goditur në këmbën e djathtë.
Aktivistë të Vetëvendosjes kanë thyer me gurë edhe makinat zyrtare qeveritare, të cilat gjendeshin të parkuara para godinës qeveritare.
Më tej protesta është zhvendosur në godinën tjetër qeveritare në të cilën gjendet zyra e kryeministrit Hashim Thaçi ku negociatori serb zhvilloi një takim me negociatoren kosovare Edita Tahiri.
Bul Salihu