Kosova: Kontroll cilësisë së shërbimit në spitale, akreditimi proces jetik
Tiranë- Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova ka deklaruar sot se qeveria ka bërë shumë përparime sa i përket luftimit dhe parandalimit të sëmundjeve infektive, ndërsa ka theksuar se duhet të ketë akoma dhë më shumë punë.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin Ndërkombëtar të Euro-Azisë të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjise, ai u shpreh se duhet të ketë më shumë kontrolle sa i përket cilësisë së shërbimit, ndërsa mjaft e rëndësishme sipas tij është procesi i akreditimit.
Shqipëria ka arritur të kontrollojë sëmundshmërinë infektive: i kemi thënë jo poliomielitit, tetanozit neonatal, jemi të përfshirë aktivisht në nismat europiane të verifikimit, të elimininimit të fruthit. Është në kontroll tuberkolozi përmes një programi kombëtar, janë bërë përpjekje për mbajtjen e Shqipërisë një vend me prevalencë të ulët të HIV-it, shtojme numrin e vaksinave (Hemophilus Influenzae B, Pneumokoku), në plan afatmesme është përfshirja e vaksinës ndaj Rotavirusit dhe papilomavirusit në kalendarin e vaksinimit,- tha ai.
Megjithë investimet e vazhdueshme në teknologji për laboratorët e referencës në ISHP, në QSUT dhe spitalet rajonale, me shume duhet bërë për standardizimin e procedurave, kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë. Procesi i akreditimit është një proces që duhet të vijojë me shpejtësi pasi eshte çertifikimi i transparencës tonë me publikun,- vijoi ministri.
Ministri deklaroi ndër të tjera që me mjaft rëndësi është edhe bashkëpunimi rajonal në shëndetësi. Ai është duke vijuar siaps tij, por duhet të forcohet akoma dhe më tepër. Kosova tha se mbrojtja e shendetit dhe mirëqenia bashkon njerëzit, popujt dhe vendet, pra krijon kohezion social.