OBSH: Ngushtohet hendeku shëndetësor, ulet vdekshmëria e foshnjave
SHBA- Statistikat vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se është duke u bërë progres rreth botës në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve, por do të humbasë objektivin e reduktimit në 2/3 deri në vitin 2015.
“Shifrat e vdekjeve nën pesë vjeç ranë nga 12 milionë në vitin 1990 në më pak se shtatë milionë në vitin 2011″,- tregojnë të dhënat. Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të arritur qëllimin e Zhvillimit të Mijëvjeçarit për vitin 2015.
OBSH-ja thotë se hendeku shëndetësor mes vendeve po ngushtohet, por po vazhdojnë pabarazitë në kujdesin shëndetësor.
“Shumë njerëz në vendet e me të ardhura të ulëta e të mesme duket të kanë qasje të pamjaftueshme në ilaçeve në sektorin publik, që do të thotë se ata mbështeten në sektorin privat, ku çmimet mund të jetë deri në 16 herë më të larta”,- thotë OBSH-ja.
Statistikat janë hartuar nga burime të shumta, duke përfshirë shifrat e lindjeve nga qeveritë dhe regjistrimet e vdekjeve, regjistrat spitalore, anketat e ekonomive familjare dhe projekte kërkimore.
“Boshllëku në vdekshmërinë foshnjore ra, nga 171 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në vitin 1990, në 107 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në vitin 2011″,- sipas statistikave të fundit.
Statistikat globale mbi numrin e grave që vdesin gjatë lindjes janë përmirësuar gjithashtu, por OBSH-ja thotë se rënia globale në vdekjet maternale (3%) do të duhet të dyfishohet për të përmbushur qëllimin e reduktimit të vdekjeve maternale me 3/4.
Dorina Bilbili/IDEA/