Kosova, Sejdiu: Jam gati te takohem me Tadic
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, kudo dhe kurdo, por me kusht që ky takim të jetë në cilësinë e presidentëve të dy shteteve të pavarura.
“Këto duhet të jenë bisedime ndërshtetërore, e jo çfarëdo bisedimesh për statusin e Kosovës, për çka edhe flitet vazhdimisht në Beograd. Ne jemi shtet i pavarur”, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë për të përditshmen kroate “Jutarnji List”.
Duke thënë se në Beograd për Kosovën flitet si për një problem, Sejdiu ka thënë se ky problem nuk ekziston, por problem janë ata që i krijojnë si të tilla në rajon.
”Jemi të gatshëm t’i lëmë mënjanë gjërat e tmershme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë t’i kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka vlerësuar se “Serbia e sotme duhet të çlirohet nga barra dhe mbetjet e politikës së Milloshevicit”.
Presidenti i Kosovës gjithashtu ka thënë se i vjen keq që Tadic nuk ka ardhur në inaugurimin e presidentit kroat, Ivo Josipovic, duke shtuar se për këtë gjë nuk ndihej fajtor. “Ardhjen time nuk e kam kushtëzuar”, citohet Sejdiu.
Duke folur për jetën e serbëve në Kosovë, të atyre që gjenden jashtë rrjedhave politike dhe shoqërore të Kosovës, presidenti Sejdiu ka thënë se “një numër i caktuar serbësh nuk dëshiron ta njohë realitetin e ri”.
Ai ka rikujtuar edhe faktin se në zgjedhjet e fundit lokale, ka marrë pjesë një numër solid serbësh, edhe pse, siç ka thënë, nga Beogradi patën marrë udhëzime që zgjedhjet të bojkotohen.
Gjatë intervistës Sejdiu nënvizoi se “Ndarja e Kosovës, e theksoj me përgjegjësi, nuk do të ndodhë, por rrëfimet e këtilla janë të rrezikshme”
Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë serbët t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që kanë, në mënyrë që “bashkërisht të ndërtojnë një të ardhme më të lumtur në Kosovë”. Gjithashtu ka vlerësuar se "nuk është në rregull kur disa prej tyre protestojnë, duke mbajtur në duar fotografi të Ratko Mlladicit".
Në intervistën për “Jutarnji List”, presidenti i Kosovës gjithashtu ka thënë se pret që edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, si Rusia, Kina, Spanja, Greqia dhe Sllovakia, të ndryshojnë qëndrimin e tyre mbi këtë çështje dhe në këtë rrafsh, ka thënë se ka shenja se Kina mund ta njohë shtetin e Kosovës.
(Europaelire/Balkanweb)