E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra në mesditë, ja zonat që ndodhen nën ujë

SHKODER-Mesdita e sotme I ka gjetur disa zona të Shkodrës nën ujë. Ndërkohë niveli u ujit shënoi rënie vetëm në disa zona në periferi të Shkodrës.
Për të dytën herë radhazi është përmbytur dhe Xhamia e Plumbit. E shpallur monument kulturë për rëndësinë e saj të vecantë, xhamia sot është tërësisht e izoluar nga uji për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Drin.
E njëjtë paraqitetet situata dhe për dhjetra shtëpi po në lagjen Ajasëm, ndërsa mësohet se përgjatë orëve ka patur dhe rënie të nivelit të ujit si pasojë e ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Niveli i ujit ka pësuar rënie dhe në lagjet e tjera në periferi së Shkodrës. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zonën e Nënshkodrës ku niveli i ujit duket se ka pësuar rritje, ndërsa vijon ndërtimi i argjinaturës për të shmangur zgjerimin e hartës së përmbytjes.
Mësohet se aktualisht kalimi në urën e Gjon Lulit dhe në Dajc kryhet vetëm me mjete të rënda ushtrise, ndërsa në Dajc vetëm me mjete motorike.
Mbi 100 shtëpi vijojnë të jenë të përmbytura dhe të izoluara nga uji, reth 700 të tjera të rrethuara me ujë ndërsa sipërfaqja e përmbytur është mbi 5 mijë ha tokë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›