E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, Tadic: Mali i Zi, bisedime vetëm me Serbinë

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se cështjen e kufirit me Kosovën, Mali i Zi duhet ta bisedojë vetëm me Serbinë.


Në një intervistë për një televizion malazez, në prag të vizitës së tij në Podgoricë, Tadic është shprehur se njohja e pavarësisë së Kosovës i vështirëson marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi.

“Kjo është një cështje shumë e ndjeshme për faktin se Mali i Zi dhe Serbia kanë si vende fqinje kufirin, i cili është përcaktuar edhe në hapësirën e Kosovës. Nëse një shtet njeh pavarësinë e një pjese të territorit të një shteti tjetër, atëherë ky është një problem i madh që do të jetë i vështirë për t’u zgjidhur”, ka deklaruar Tadic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›