E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe koalicioni qeverises

Ambicja e Behgjet Pacollit per tu ngjitur ne postin e kreut te shtetit te Kosoves per ta shfytezuar se di se ku per te fituar se di se cfare apo thjesht per ta pasur si biografi politike po e mban peng te vetmin variant te mbetur per krijimin e qeverise me baze PDK-ne e Hashim Thacit.


Ne kete ambicje te ekzagjeruar Behgjet Pacolli eshte ndihmuar substancialisht dashur pa dashur nga tri partite e tjera shqiptare LDK AAK dhe VV qe kane refuzuar pjesemarrjen ne qeveri me PDK-ne.


Ekzistojne disa elemente qe rastesisht mbase i kane ngjallur shpresat Behgjet Pacollit per te bere deri ne fund presionin e te qenit President i Kosoves duke pasur vetem 8 deputete ne parlament.


Se pari eshte deklarimi i LDK-se partise se dyte me te madhe ne Kosove se nuk do te kete qeveri me baze te gjere ne asnje variant. Nje qendrim ky krejtesisht normal me normali ne gjithe historine politike te Kosoves se pasluftes.


Se dyti deklarimi i Vetevendosjes se nuk do te marre pjese ne asnjelloj pushteti me kete statukuo qe ka sot Kosova. Nje qendrim ky qe per momentin duket nje guxim i cartun per nje levizje politike qe nuk duket se ka shume hapesira per te ndryshuar teresisht kahjen e zhvillimeve te brendshme.


Nje perzgjedhje perfshirese e Vetevendosjes do te kishte krijuar kushte te favorshme qe qeveria te ndertohej lehtesisht te pakten ne njerin krah ose me baze PDK-ne ose me baze LDK-ne. Vetevendosja do duhej te zgjidhte te keqen me te vogel sipas saj per te kontribuar ne shtetformim e siper.


Se treti qendrimi ambigue e ne fund jo komplementar i AAK-se. Kjo parti kryesisht rajonale por ne shtrirje e siper per shkak edhe te kontigjentit qe ka do kish siguruar postin e Presidentit dhe nje pjese te mire te qeverise.


Dmth aq pushtet sa veshtire do te mund ta marre ndonjehere tjeter me performancen dhe dinamiken qe ka. AAK-ja duhet te dije se shpesh here qendrimet politike varen nga vota e qytetarit dhe jo nga deshirat e lidereve. Kushti per krijimin e nje qeverie pa Hashim Thacin ne krye eshte nje kerkese absurde ne llojin e saj. Koalicioni PDK-AAK do te ishte me perfaqesuesi per momentin ne Kosove.


Se katerti ka dhe nje element te fundit Hashim Thaci ndodhet ne nje pozicion relativisht te veshtire ne planin nderkombetar pas akuzave te bera nga raporti i Dick Marty-t dhe kjo mund te ndikoje ne nxitimin e tij per te leshuar cdo lloj posti edhe per parti pa identitet.


Ne keto kushte ne nje supozim te qendrimit te palekundur te Behgjet Pacollit per tu bere president i Kosoves per Hashim Thacin ka dy rruge ose ta pranoje presionin per ta leshuar postin e Presidentit ose ta coje vendin perseri drejt zgjedhjeve duke kerkuar nje mandat me te forte.


Personalisht ne rast te deshtimit te kesaj zgjidhjeje do isha per zgjedhje te reja te cilat do sillnin tri gjera thelbesore se pari do te kishim nje proces elektoral me te permiresuar me vullnetin e te gjitha paleve se dyti do te qeronin nga skena politike faktore presioni jo perfaqesues qe kerkojne te djegin jorganin qofte edhe per nje plesht jam i bindur se kercenimi per zgjedhje te reja do ta detyronte Pacollin te harronte endrren.


Beteja per Presidentin ne rastin konkret eshte beteje per seriozitetin e institucioneve ne Kosove. Se treti do te kishim nje shumice me te forte se sa qeveria PDK-AKR-Minoritete e cila e ndertuar edhe ne nje mirekuptim te madh do te ishte e brishte dhe vazhdimisht fragile. Minoritetet perbehen te pakten prej 7-8 partish shumica e te cilave kane 1-2 deput ne parlament dhe qe do te kerkojne te perfaqesohen ne qeveri.


Ne rast te shkuarjes serish ne zgjedhje te reja llogaritur faktin qe elektorati i LDD-se FER-ir dhe ai i AKR-se do te shperndahej potencialisht ne kater partite relevante ekzistuese i bie qe do kishim nje rritje te padiskutueshme perkatesisht per PDK-ne dhe LDK-ne. Elektorati kosovar do te ndeshkonte te gjithe ata subjekte qe e kishin shansin por nuk e shfrytezuar per te ndertuar qeverine e Kosoves. Pyetja me e thjeshte do te ishte perse duhet votuar nje parti qe thirret ne pushtet dhe nuk shkon per te perfaqesuar aty interesat e votuesve


Ajo qe shtrohet per mometin eshte se Kosova duhet ta kete nje qeveri dhe te filloje punen ne menyre legjitime me apo pa zgjedhje te tjera. Konfiguracioni ekzistues i politikes kosovare eshte i tille qe do te jete i veshtire krijimi i shumicave te qendrueshme per shkak te fragmentimit me te pakten 4-5 partive politike. Megjithate sistemi aktual zgjedhor eshte me i pershtatshmi per Kosoven. Ajo qe duhet ndryshuar eshte atmosfera politike ndermjet liderve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›