Gjobitet me 2 milione leke Bashkia e Durresit

DURRS - Agjencia Rajonale e Mjedisit ne Durres ka gjobitur bashkine e ketij qyteti me 2 000 000 leke te reja. Shkak per kete gjobe te vendosur mesohet te jene bere punimet ne sheshin Taulantia.
Firma e cila ka marre persiper punimet ka hedhur dhera ne det per te bere te mundur zgjerimin e sheshit por nje gje e tille eshte kryer pa marre leje nga Agjencia e Mjedisit. Si rrjedhoje kjo e fundit ka reaguar duke vendosur nje gjobe 2-milioneshe per Bashkine e Durresit qe eshte investitor ne keto punime.
Deri me tani nga ana e bashkise nuk ka pasur asnje reagim per gjoben e marre.