Kosova duhet te kete qeveri me duar te pastra

Ne raportin e vezhguesve evropiane per zgjedhjet parlamentare thuhet se ne Kosove jane shenuar disa permiresime te rendesishme prej kohes se zgjedhjeve te fundit lokale.
Rregullimi institucional i sistemit zgjedhor dhe futja e sistemit elektronik ku te gjitha verejtjet dhe mangesite mund te paraqiten brenda 24 oresh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar me vendosmeri dhe nuk ka lejuar qe anetaret e komisioneve qe kane manipuluar zgjedhjet me 12 dhjetor te jene serish pjese e tyre me 9 janar.
Jane keto anet pozitive por me 12 dhjetor jane shfaqur edhe shume mangesi qe kane verejtur edhe vezhguesit nderkombetare per te cilet ishte e qarte se
Mungonte vullneti politik qe keto zgjedhje te zhvilloheshin ne nje perputhje te plote me te drejten nderkombetare. Me 12 dhjetor ka pasur raste kur ne kuti jane futur fletevotime te personave qe nuk kane votuar me 9 janar ka pasur perpjekje per frikesimin e antareve te komisioneve nderprerje rryme paqartesi rreth procesit te votimit votimet e dyfishta. Me vjen shume keq per kosovaret por ne disa rajone zgjedhjet nuk jane zhvilluar sipas standardeve nderkombetare.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputetja evropiane Ulrike Lunacek
Nje interesim te madh ne opionionin kosovar ka zgjuar citimi i nje deklarate te zonjes Lunacek sipas se ciles ajo kerkon zgjedhje te reja ne Kosove gjate ketij viti.
Te gjitheve qe me kane cituar ne kete menyre dua tua beje te qarte nuk e kam thene nje gje te tille kurre dhe kurre nuk kam kerkuar zgjedhje te reja. E vetmja qe kam thene eshte se ne Kosove ekziston nje debat i tille i inicuar nga disa parti politike. Mendoj se kosovaret jane ata te cilet duhet te vendosin per gjera te tilla.
Per dallim prej ketij pohimi Ulrike Lunacek nuk heq dore nga kerkesa qe ne Kosove te krijohet nje qeveri me duar te pastra sic eshte kerkuar prej disa qarqeve evropiane dhe amerikane.
Propozimin e paraqitur prej perfaqesuesit te larte nderkombetar dhe ambasadorit amerikan ne Kosoves qe ne qeverine e re te mos kete njerez qe jane nen hetime dhe te cilet dyshohen per perfshirje ne korrupsion dhe kriminalitet te organizuar e mbeshtes edhe une. Mendoj se kjo eshte nje kerkese e rendesishme edhe e popullates kosovare. Nuk behet fjale ketu vetem per deshirat e bashkesise nderkombetare por per deshirat dhe nevojat e popullates kosovare.
Organizimi jo i mire i zgjedhjeve ne Kosove ka keqesuar poziten e ketij vendi tek institucionet nderkombetare sepse ka pasur shume ankesa per parregullesi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhje ne Kosove
Per fat te keq keto zgjedhje dhe mangesite e paraqitura nuk kane ndihmuar shume. Sa i perket dialogut per liberalizimin e vizave ne Bruksel e kam theksuar keto dite se fjala eshte per nje proces teknik. Ky dialog eshte dashur te filloje kahere sepse popullata nuk duhet te denohet per shkak te parregullesive ne zgjedhje. Kjo nuk guxon te ndodhe.
Nje problem tjeter per imazhin e Kosoves kohet e fundit eshte raporti i Dick Marty-t i cili disa nga kreret e dikurshem te UK-se dhe kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci i akuzon per krime te renda.
Shumica e ketyre akuzave nuk jane te reja sepse kane ekzistuar edhe me pare. shte shume me rendesi qe per keto akuza te paraqiten deshmi dhe qe ato te sqarohen deri ne fund. Zoti Marty dhe njerezit me te cilet ka biseduar duhet qe deshmite e tyre tia japin EULEX-it i cili duhet te beje hetime perkatese. Nderkohe qe edhe personat e dyshuar duhet te bashkepunojne dhe te zbardhet e verteta. Gjerat e tjera duhet ti sqarojne gjykatat.
Ne Parlamentin Evropian eshte paraqitur edhe raporti per Serbine e cila mbeshtetet ne perpjekjet e saj per antaresim ne Bashkimin Evropian. Por ne Beograd gjithnje e me shume po zhvillohet debati se a mund te pranohet Serbia ne BE pa njohjen e Kosoves
Para antaresimit te plote te Serbise duhet qe ceshtja te sqarohet deri ne fund dhe qe Serbia ta njohe Kosoven ndonese deri ne anetaresim do te kalojne edhe shume vite. Une shpresoj se njohja do te ndodhe shpejt sepse kjo do te lehtesonte gjendjen per Kosoven dhe per mbare Bashkimin Evropian. Pas pervojave me Qipron me siguri qe me nuk do te kete antaresim ne Bashkimin Evropian te ndonje vendi i cili nuk e njeh nje vend tjeter. Besoj se Bashkimin Evropian pas Qipros e ka mesuar kete leksion.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama