E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e Mali i Zi bashkërisht kundër trafikimit me qenie njerëzore

Koordinatori nacional i Kosovës kundër trafikimit me qenie njerëzore, Sasha Rashiq priti sot homologun e tij nga Mali i Zi, Zoran Ullama. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Rashiq vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm me Malin e Zi në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe vlerësoi se ky është një fenomen që përfshin shumë shtete dhe ka karakter transnacional, ndërsa homologu i tij malazias, Ullama theksoi se është shumë e rëndësishme që të bëhet identifikimi i personave që shfrytëzohen për lypësi dhe ata që shfrytëzohen për punë të detyrueshme, sidomos gjatë sezonit të ndërtimeve dhe sezonit turistik.

Të dy koordinatorët kërkuan shtimin e bashkëpunimit në luftë kundër kësaj dukurie, sidomos të bashkëpunimit të policive të dy vendeve, prokurorëve, inspektorëve të punës dhe të institucioneve që merren me mirëqenien sociale.

Në muajt e ardhshëm do të zhvillohen edhe dy takimeve, që do të përmbyllen me nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy vendeve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›