Eksperti pakistanez arrestohet në Gjermani për spiunim

Policia gjermane ka arrestuar një ekspert të kompjuterëve nga Pakistani për shkak të dyshimit se ka vjedhur të dhëna për aeroplanët pa pilot të NATO-s, që janë shfrytëzuar për përcjelljen e rebelëve talibanë në Afganistan, shkruan javorja gjermane Fokus.
Kjo gazetë shkruan se 28 vjeçari pakistanez është arrestuar në qytetin e Bremenit, pasi kishte arritur te dokumentet e fshehta lidhur me përcjelljen e aeroplanëve pa pilot të cilët ushtria gjermane i shfrytëzon në Afganistan.
Këto fluturake gjermane, për dallim nga ato amerikane, nuk anë të pajisura me raketa, njofton agjencia e lajmeve DPA.
Fokus shkruan se pakistanezi është bërë i dyshuar pasi ka vjedhur të dhënat për sistemin e navigimit, në mënyrë që të shkaktojë rrëzimin e fluturakeve gjermane pa pilot në Afganistan./Indeksonline/