E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kosova e burgosur”, aktivistët vendosin 5000 emblema të UÇK-së në monumentin “New Born”

Një ditë më parë (16 shkurt), monumenti NEWBORN në Prishtinë u rrethua me kangjella hekuri si një burgosje simbolike për dënimin e kërkuar nga Prokuroria Speciale në Hagë kundrejt ish-krerëve të UÇK-së me 45 vite burg secilit.

Gjatë ditës së sotme, në 18-vjetorin e Pavarësisë, mbi përkujtimore janë vendosur 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

Një reagim qytetar ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, ku avokatët mbrojtës të katër ish-krerëve dhe jo vetëm, janë shprehur se aprovimi i dënimit do të rishkruante historinë e Kosovës si dhe do të cenonte luftën për liri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook disa foto nga lëvizja e aktivistëve.

Kosova sot feston 18 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që të paraburgosur në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, figura kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›