E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ende larg NATO-s

Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur anetaresimin e Serbise dhe Malit te Zi ne ministerialin e mbrojtjes se Europes Juglindore qe po mbahet ne Tirane si edhe ka shprehur bindjen se Kosova duhet te jete anetare e kesaj nisme shume shpejt. UPDATE

Une kam kenaqesine te pershendes sot perfaqesuesit e Serbise dhe Malit te Zi qe anetaresohen ne kete nisme te rendesishme bashkepunimi. Shpreh bindjen se Kosova do te kete vendin e saj ne kete ministerial ne menyre qe te kompletohet teresisht rajoni ne kete nisme tha Berisha.

Kryeministri deklaroi se Shqiperia do te vazhdoje te plotesoje te gjitha kriteret si vend anetar i NATO-s dhe se eshte duke krijuar nje batalion special qe do te perdoret atje ku ta kerkoje aleanca e Atlantikut.

Pas perfundimit te punimeve ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes tha se portat jane te hapura per kedo por Kosova me pare duhet te kete nje minister mbrojtje dhe me pas nje ushtri qe te merret parasysh kerkesa e saj.

Sot u konfirmua edhe nje here parimi i dyerve te hapura per kete nisme dhe me gjere. SHBA besojne fort ne parimin e dyerve te hapura. Kosova per momentin nuk ka nje minister mbrojtje nuk ka nje ushtri. Gjithcka i perket se ardhmes. tha ndihmessekretari amerikan.

Ndihmessekretari Vershbou u shpreh gjithashtu se Shqiperia ka bere progres por duhet te bej kujdes me plotesimin e kushtit te NATO-s per buxhetin e ushtrise dhe me shkurtimet e tij pavaresisht krizes.

Persa i perket perparimit te Shqiperise ne fushen e mbrojtjes duam te veme ne dukje se eshte bere nje perparim i mire dhe ne kemi qene pjese qe ne fillim. Eshte nje proces ne vazhdim qe kerkon zgjedhje te kujdesshme sidomos ne kuader te kufizimeve financiare tha zyrtari i larte amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›