Nje shqiptare pedagoge ne Universitetin e Oksfordit

Rudina Jasini eshte punesuar prane Fakultetit juridik te ketij universiteti per te dhene lenden e Te Drejtes Penale Nderkombetare dhe Te Drejtave te Njeriut.Eumlshte nje rast i rralle qe ne auditoret e ketij universiteti nje shqiptare punesohet duke qene pjese e strukturave akademike te mesimdhenies.
Kjo oferte pune per zonjushen Jasini vjen pasi ajo gjate vitit 2008-2009 perfundoi studimet e masterit per te Drejten Penale dhe Kriminologji po ne kete universitet ku edhe ka nisur doktoraturen per te Drejten Penale Nderkombetare.
Rudina Jasini i tha Top-Channel se Te japesh mesim ne nje tempull dijesh sic eshte Universiteti i Oxford-it pa diskutim qe eshte nje reflektim i aspiratave te brendshme dhe e nje kerkese per stimulim intelektual. E kam mirepritur oferten me entuziasm dhe shpresoj qe te jape kontributin tim
maksimal.
Perpara mberritjes ne Universitetin e Oxfordit Rudina Jasini ka punuar prane Gjykates Nderkombetare per Krime ne ish-Jugosllavi si pjese e ekipit te mbrojtes ne ceshtjen e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy te bashkeakuzuarve te tjere ceshtje te cilen ajo vazhdon ta ndjeke.
Pas perfundimit te studimeve per drejtesi ne Universitetin e Georgetown ne Amerike ajo eshte perfshire ne dhenien e asistences juridike viktimave te genocidit prane gjykates se posacme nderkombetare ne Kamboxhia.
Gjithashtu juristja e suksesshme shqiptare eshte pjese e studios ligjore britanike e cila po kryen nje studim se cilat jane rruget ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came.