Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: UÇK-ja mbetet simbol i lirisë. Ish-krerët e saj po përballem me akuza të montuara, historia nuk tjetërsohet

Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me një ceremoni solemne në Kuvendi i Kosovës, ku presidenti Bajram Begaj përkujtoi sakrificën e popullit të Kosovës dhe rolin vendimtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në çlirimin e vendit.
Në fjalën e tij, Begaj tha se historia e Kosovës nuk mund të kuptohet pa përmendur figurat kryesore të udhëheqësve të saj, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“NATO para ndaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin e Kosovës, duke mundësuar rikthimin në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre dhe në shtetin e tyre. Sot mendimi ynë është me ata që po përballen me një betejë të vështirë dhe të padrejtë në Hagë. Historia e Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe bashkëudhëtarëve të tyre.”, tha Begaj
Begaj vuri në dukje se ata po përballen padrejtësisht me akuza të montuara ndërkombëtare, por sakrifica e UÇK-së mbetet simbol i lirisë dhe kujtimi i kombit.
“Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë sot po përballen padrejtësisht me akuza të montuara në gjykatat ndërkombëtare, duke na bërë të gjithë të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar. UÇK, që solli lirinë për atdheun e tyre, do të jetë simboli i lirisë dhe memoar i kombit. E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishikohet dhe as të ndryshohet, sepse liria ka emër dhe meriton respekt dhe drejtësi”, tha ai.
Presidenti theksoi gjithashtu se Shqipëria qëndron krah Kosovës dhe do të jetë zëri i saj në tryezat ndërkombëtare. Kosova e sotme, sipas Begajt, ka konsoliduar institucionet demokratike dhe sfidat e tanishme lidhen me dialogun dhe integrimin evropian.
“Shqipëria është me UÇK-në dhe qytetarët e Kosovës, me dhimbjen dhe zemrën e tyre. Shqipëria qëndron sot krah Kosovës dhe do të qëndrojë gjithmonë me Kosovën. Kosova nuk ishte vetëm në luftën e saj për liri. Mirënjohja jonë shkon për SHBA, NATO dhe miqtë ndërkombëtarë që ndalën gjenocidin në Kosovë. Kosova e sotme na bën krenar, ka konsoliduar institucionet demokratike. Sfida e tanishme është që qeveria e re të përballet me mençuri në fushatat e dialogut dhe integrimit evropian. Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i Kosovës në çdo tavolinë evropiane”, tha Begaj.
/rtsh.al/