Kosova feston vendimin e GJND
Menjëherë pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nëpër rrugët e kryeqytetit dolën shumë njerëz për të shprehur gëzimin për këtë fitore të Kosovës.
Një atmosferë e ngjashme po mbretëron edhe nëpër qytetet e tjera të vendit, kurse njerëzit po përgëzojnë njëri-tjetrin për këtë, si e cilësojnë shumica, fitore historike dhe një hap i madh drejt njohjeve të reja në planin ndërkombëtar.
Last Updated on E Enjte, 22 Korrik 2010 19:03