Tadiç: Do luftojmë me mjete ligjore
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç vlerësoi sot se vendimi i GJND për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është i rëndë për Serbinë, por që vendi i tij do të vazhdojë që ekskluzivisht me mjete politike të mbrojë integritetin e saj territorial.
"Është e qartë se gjykata nuk është përcaktuar për të drejtën në shkëputje, por ka vendosur të trajtojë ekskluzivisht për përmbajtjen teknike të deklaratës së pavarësisë.Gjykata ka shmangur të japë mendimin për çështjen thelbësore dhe ka vendosur që për të gjitha implikimet politike të debatohet në organin më të lartë të KB, u tha ai gazetarëve. Tadiçi ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme të gjitha organet shtetërore do të analizojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kurse gjatë këtij vikendi emisarët e tij do të shpërndajnë mesazhin personal të tij për shefat e 55 vendeve në botë.
Last Updated on E Enjte, 22 Korrik 2010 19:08