Kosova fillon dialogun per liberalizimin e vizave me vendet e BE-se
Ne Kosove Komisioni Evropian hapi sot zyrtarisht procesin e liberalizimit te vizave. Fillimi i dialogut u shpall pas nje takimi te komisionares per eshtje te Brendshme te Bashkimit Evropian Cecilia Malmstrom me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Autoritetet ne Kosove kishin pritur qe sot te marrin edhe udherrefyesin per kete proces por sot u tha se ai ende nuk eshte hartuar. Komisionarja Malmstrom tha se dita e sotme konfirmon se jane permbushur kushtet per nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave. Por sipas saj ky konfirmim paraqet nje moment politik.
Mjeti per permbushjen e ketij qellimi politik eshte udherrefyesi i cili do te percaktoje saktesisht se cfare duhet bere per sigurine e kufijve migrimet luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar tha zonja Malmstrom sipas se ciles shume reforma jane bere shume te tjera jane ne proces e siper dhe shume te tjera duhet te behen. Por ajo nuk ishte ne gjendje te thote se kur mund tu dorezohet autoriteteve udherrefyesi.
Nuk mund te jap nje date te sakte por eshte qellimi im qe ai te jete gati gjate pranveres dhe pastaj do te jete ne duart e shoqerise dhe qeverise se Kosoves per te pambushur reformat qe kerkojne shume pune per te bere tha zonja Malmstrom.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se fillimi i dialogut per liberalizimin e vizave eshte nje lajm shume i mire qe deshmon se Kosova eshte ne rruge te mbare drejt Bashkimit Evropian.
shte nje dite e bekuar per Kosoven dhe te gjithe qytetaret e saj. Qeveria e Kosoves e mirepret fillimin e dialogut te shumepritur per liberalizimin e vizave. Kjo deshmon se Kosova eshte ne rruge te mbare drejt integrimit te Bashkimit Evropian. Sot fillon nje kapitull i ri per Kosoven kapitull historik ai i evropianizimit te Kosoves tha ai.
Kryeministri Thaci tha se te gjithe ne Kosove duhet te bejne pjesen e tyre te punes duke shmangur cdo veprim qe demton imazhin e vendit.
Ne do te jemi te perkushtuar plotesisht per zbatimin e te gjitha kritereve posacerisht ne luftimin e korrupsionit krimit te organizuar emigrimit ilegal sigurimin e dokumenteve levizjen e lire menaxhimin e kufijve dhe kritereve te tjera te nevojshme dhe te domosdoshme. Po ashtu zhvillimi ekonomik dhe permiresimi i mireqenies sociale do te trajtohen si prioritet i larte. Ne premtojme se te gjitha kriteret e nevojshme teknike per liberalizimin e vizave do ti permbushim ne nje afat rekord. Shpresoj se pas permbushjes se ketyre kritereve Bashkimi Evropian do ta respektoj vendimin po aq shpejte me heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves tha kryeministri Thaci.
Kosova eshte vendi i fundit ne rajonin e Evropes Juglindore qe ka mbetur jashte procesit te liberalizimit te vizave dhe qytetaret e saj mund te udhetojne vetem ne pak vende pa u detyruar te presin ne radhe te gjata para ambasadave te vendeve te Bashkimit Evropian. Kryeministri Thaci tha sot se Kosoven e lane te fundit pasojat historike te saj.
As autoritetet vendase e as ato evropiane nuk jane ne gjendje te japin ndonje parashikim se kur mund te ndodhe liberalizimi i vizave Ne vendet e rajonit nga fillimi i dialogut e deri ne liberalizimin e vizave kane kaluar periudha kohore prej 18 muajsh e me gjate. Ndersa pervojat flasin edhe per bisedime edhe me te gjata. Tash e kater vjet me radhe Rusia bisedon me autoritetet e Bashkimit Evropian per kete proces por ende pa nje rezultat.
Autoritetet ne Prishtine shpresojne ne pershpejtimin e procesit por ne Prishtine vezhguesit druajne edhe nga ndikimet politike meqe pese nga 27 vendet e Bashkimit Evropian vazhdojne te mos e njohin pavaresine e Kosoves. Ky qendrim ishte ai qe e la Kosoven deri tash jashte ketij procesi por edhe proceseve tjera te perfarimit me Bashkimin Evropian.