Analistet Bisedimet Kosove-Serbi duhet te vazhdojne

Gjate nje seance degjimore te Komisionit Amerikan te Helsinkit analistet thane se bisedimet Kosove-Serbi duhet te vazhdojne dhe Nato nuk duhet te pakesoje numrin e trupave ne Kosove. Analisti i ceshtjeve te Ballkanit Ivan Vojvoda tha se ekziston nje vullnet politik nga pala kosovare dhe serbe per zgjidhjen e ceshtjeve praktike qe do te permiresojne jeten e qytetareve atje. Kolegu yne Festim Gashi sjell hollesite.
Analistet dhe anetaret e Komisionit Amerikan te Helsinkit ne diskutimin e zhvilluar mbi situaten ne Ballkan ne prag te takimit te nivelit te larte te Natos qe do te zhvillohet ne muajin maj ne ikago thane se vendet e Ballkanit duhet te intensifikojne perpjekjet per tu anetaresuar ne Nato dhe Bashkimin Evropian. Gjate diskutimit mbi Kosoven ata thane se bisedimet Kosove-Serbi duhet te vazhdojne.
Analisti i ceshtjeve te Ballkanit Ivan Vojvoda tha se autoritetet e Serbise dhe Kosoves e kane kuptuar se mosmarreveshjet nuk mund te zgjidhen permes dhunes. Prandaj sipas tij ne keto dy vende ekziston vullneti per ti zgjidhur mosmarrveshjet permes dialogut pasi ky eshte nje nga kushtet per anetaresim ne NATO dhe BE. Zoti Vojvoda permendi planin kater pikesh te zotit Tadic duke thene se presidenti serb e kupton qe ndarja ose dhuna nuk do te cojne ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve.
Presidenti Tadic vecanerisht ne javet e fundit ka qene shume i qarte rreth synimeve te tij. Ai ka thene se zgjidhja e ceshtjeve duhet te kenaqe serbet shqiptaret dhe komunitetin nderkombetar. Pra ky eshte nje pranim i realitetit ne terren nderkohe qe Serbia vazhdon te mbaje qendrimin parimor te mosnjohjes i cili nuk duhet te jete pengese per gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe te mundshme per te permiresuar jeten e shqiptareve dhe serbeve ne nje situate te veshtire ekonomike per te gjithe. Mendoj se te dyja palet jane te vetedijshme se askush nuk do te perfitoje nese situata vazhdon te jete e njejte.
Ne lidhje me ngjarjet e fundit ne Kosove analistja Nida Gilazis e cila punon ne Qendren Nderkombetare Woodrow Wilson tha se reagimi i dhunshem i policise se Kosoves ndaj protestuesve eshte deshmi se ajo nuk eshte gati te marre ne dore kompetencat mbi sigurine nga KFOR-i.
Reagimi i dhunshem ndaj protestuesve nga ana e policise kosovare qe ndodhi fundjaven e kaluar nuk na jep besim se policia lokale eshte e afte te marre kompetencat e sigurise nga NATO.
Analistet thane se Nato duhet te vazhdoje pranine e saj ne Kosove derisa institucionet vendase do te jene te afta te marrin pergjegjesite per sigurine. Duke marre parasysh gjendjen ne veri te Kosoves ata thane se Nato nuk duhet te pakesoje numrin e trupave atje. Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve Eliot Engel u shpreh kunder pakesimit te trupave te Natos ne Kosove. Ai kekoi rritjen e numrit te trupave amerikane atje.
Bllokimi i rrugeve dhe ngjarjet e tjera ne veri te Kosoves i kane treguar botes se tani nuk eshte koha qe vendet ti terheqin trupat nga Kosova. Ne fakt une besoj qe nderkohe qe vendi yne po terheq trupat nga Iraku dhe pjese tjera te Evropes ky eshte moment i mire per te derguar disa batalione ne kontingjentin amerikan te trupave ne Kosove. Atje kemi nje baze te mire qe ka hapesire te mjaftueshme per trupat tona dhe kosovaret duan qe ne te qendrojme atje.
Ne seance u tha se Bosnja Kosova dhe Serbia duhet te bejne me shume per permbushjen e kushteve per te anetaresimin ne BE dhe duhet te mesojne nga Kroacia e cila pritet te behet anetare e BE-se vitin e ardhshem.