E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova i dorëzon “kokëulur” Maqedonisë, ish-ushtarin e UÇK-së

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një anëtari të policisë “Alfa”. Almir Drlanjin i dorëzohet autoriteteve maqedonase nga autoritet Kosovare, pas arrestimit të tij në Ferizaj në 2012.

Almir Drlanjin nga gjykata maqedonase është i dyshuar për krime të rënda dhe se policia maqedonase e cilëson si një nga kriminelët më të rrezikshëm e vendit, dhe Kosova e dorëzon “kokëulur” ish ushtarin.

Sipas maqedonasve, në 26 nëntor të vitit 2008, tre shqiptarët nga Shkupi dhe Kumanova, ish-pjesëtarë të UÇK-së u dënuan me burgim të përjetshëm, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa” në Shkup.

Rexhail Qerimi (41 vjeç) nga fshati Opajë i Kumanovës, Agim Islami (27 vjeç) nga fshati Rashçe të Shkupit, dhe Almir Drlanjin (31 vjeç) nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqiri, i akuzuari i katërt për dhënien e ndihmës është akuzuar me gjashtë vite burg.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›