E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova injoron "dokumentin" serb

Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se i ashtuquajturi dokument është i paligjshëm, dhe si i tillë nuk përbën ndonjë shqetësim për të cilin do të duhej të inicioheshin hetime.

Kohë më parë, sipas raportimit të RTV 21, në veri të Mitrovicës ka qarkulluar një “dokument” pa autor, me të cilin e ashtuquajtura Bashkësi e komunave të Kosovës dhe Metohisë shpall pavarësinë nga Kosova. Kjo letër, pjesë të së cilës janë publikuar në disa media serbe të Kosovës, mban titullin: “Deklarata për pavarësinë e Lidhjes së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (KAKM)”, dhe ka gjithsej tetë pika.

Në të, gjithnjë sipas njoftimeve të botuara në mediat vendore serbe, thuhet se teksti i këtij dokumenti ka të bëjë ekskluzivisht me “pavarësinë e territorit dhe komunave që janë në përbërje të KAKM-së nga krijesa, të cilën krijuesit e saj e kanë quajtur Republikë të Kosovës”.

Kjo pati shtyrë drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të takohen me përfaqësues të vendeve të Kuintit, por në fund nuk është dhënë ndonjë qëndrim zyrtar. Por, gati edhe dy javë nga publikimi i “dokumentit”, autorët e tij nuk janë zbuluar, madje në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se nuk janë duke u bërë hetime.

/rtv21/koha/telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›