Kosova me gjashte ministri bosh

Qeveria ne Prishtine vazhdon te mbetet e paralizuar pas largimit te ministrave te Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Ne gjashte dikastere kabinetet e ministrave prej me shume se nje jave vazhdojne te mbeten bosh ndersa mbetet problem edhe drejtimi politik i ketyre institucioneve.
Asnje vend nuk le nje periudhe kaq te gjate pa u plotesuar ministrite. Ministri nuk guxon asnje dite ti lere bosh vendet por duhet te emeroje ministrat nga partia e tij ose nga shoqeria civile. Ne momentin qe ai nuk e ploteson ai ben shkelje te Kushtetutes eshte shprehur analisti Ramush Tahiri.